Flash

Kërkohej nga Interpoli për vrasje, arrestohet në Morinë kosovari

Lapsi.al 25 November 2017
Kërkohej nga Interpoli për vrasje, arrestohet në Morinë

Është arrestuar një shtetas nga Kosova në pikën kufitare në Morinë. Shtetasi Jakup Smaili rezulton i shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza e vrasjes. Ai ishte i shpallur në kërkim që prej vitit 2006, pasi rezulton i dënuar nga autoritet gjermane për vrasje.

"Më datë 24.11.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim esktradimi, të shtetasit kosovar Jakup Smaili, 60 vjeç, lindur dhe banues në Verbice. Gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit të PKM, rezultoi shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol wiesbaden/Gjermani. Autoritetet Gjyqësore Gjermane kanë lëshuar urdhër arresti me nr.1211 AR 1128/93, datë 27.01.2006, për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman", thuhet në njoftimin zyrtar te policise.

Jakup Smaili rezulton se është arrestuar që në 24 shtator të vitit 2016, ndërsa policia e Kukësit sqaron se “Nga verifikimi i kryer në sistemin e kërkimit të Interpol-it, e- ASF2, ky shtetas ka rezultuar i rikërkuar më datën 05.07.2017 në nivel ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani”.

Maksimumi i dënimit për 60 vjecaruin edhe ai i burgimt te përjetshëm. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Maqedoni, rasti “Monstra” nis nga fillimi

Grupi i gjykatësve në Gjykatën Supreme i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “Monstra”, pas rrethanave shtesë që dolën nga përgjigjet, ka votuar pro rikthimit të r...

19:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI