Flash

Lobimi në SHBA/ Taulant Balla: Basha dhe familjarë të tij të merren në pyetje

Lapsi.al 24 November 2017
Lobimi në SHBA/ Taulant Balla: Basha dhe familjarë të tij të

Ndërsa Prokuroria ka nisur verifikimet për një kontratë të lidhur nga kryedemokrati Lulzim Basha me një kompani Amerikane lobimi nën dyshimet se është fshehur burimi i financimit, vjen edhe reagimi nga kampi rozë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherësh Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Taulant Balla nëpërmjet një statusi në Facebook thotë se Basha dhe njerëz me lidhje familjare me të jo vetëm duhen verifikuar, por edhe duhen marë në pyetje. Sipas Ballës, një ngjarje e tillë do të kishte tronditur çdo parti politike në çdo vend demokratik.

WhatsApp Image 2017-11-24 at 18.12.56

STATUSI I PLOTË: 

Uroj qe lajmi per fillimin e hetimeve te prokurorise mbi kontraten e paligjshme te Lulezim Bashes me nje kompani te huaj, te paguar nga nje burim i padeklaruar parash, per te siguruar mbeshtetje per nxirjen e imazhit te Shqiperise te jete i vertete! Lulezim Basha duhet te pergjigjet cili eshte burimi i atyre parave? Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe si kane perfunduar ne nje parajse fiskale? Nderkohe presim qe prokuroria te jete transparente me publikun dhe te konfirmoje vertetesine e lajmit te dale neper media mbi fillimin e hetimit. Nese lajmi eshte i vertete, ne presim po ashtu qe prokuroria te marre sa me pare ne pyetje Lulezim Bashen dhe persona ne lidhje familjare me te te cilet zoterojne llogari bankare ne Belize, sepse ai dhe askush tjeter e di te verteten e perdorimit te vules se kryetarit te partise per kete makinacion financiar qe do te kishte tronditur cdo parti politike ne cdo vend demokratik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI