Flash

36 apartamente, mbi 28 mijë metra katror truall dhe resorti 'Santa Quaranta', kjo është pasuria e sekuestruar e Balilit

Lapsi.al 24 November 2017
36 apartamente, mbi 28 mijë metra katror truall dhe resorti 'Santa

Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të pasurive në emër të Kelmend dhe Bashkim Balilit. Sipas njoftimit të shpërndarë për media nga policia, pasuritë e sekuestruara janë

- ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht Hotel ‘Santa Quaranta’;

- 28,690 m2 truall;

- 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.

Sipas policisë këto pasuri të sekuestruara do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Si për t’i dhënë peshë më të madhe operacionit ‘Forca e Ligjit” të prezantuar pak ditë më parë, policia e përfshin edhe sekuestrimin e pronave të Balilit te ky operacion, ndonëse Klement Balili ka më shumë se një vit që është shpallur në kërkim.

“Policia e Shtetit fton këdo që disponon të dhëna apo informacione të vlefshme për identifikimin dhe zbulimin e pasurive apo aseteve të tjera në pronësi të personave të mësipërm apo lidhjeve të tyre të afërta, të telefonojnë në numrat falas 112 dhe 129, duke garantuar ruajtjen e anonimatit dhe goditjen e ashpër të elementëve anti-ligjore”, thuhet përmes një njoftimi.

Klement Balili i cilësuar si ‘Eskobari i Ballkanit’ nga mediat greke, është ende në arrati brenda ose jashtë shtetit. Hetimet e autoriteteve greke dhe DEA-s amerikane e kanë zbuluar atë si kreun e një grupi të fuqishëm kriminal që trafikonte drogë në Europë.

Të këshilluara

Rama pret në zyrë djalin e George Soros

Pas takimeve me drejtuesit e bashkisë së Tiranës, djali i multimiliarderit, George Soros, Alex, është takuar sot me kryeministrin Edi Rama. Takimi është zhvi...

15:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI