Flash

Kush është deputeti 'sheik' i PS-së, të ardhura nga disa biznese e pasuri

Lapsi.al 25 November 2017
Kush është deputeti 'sheik' i PS-së, të ardhura

Anëtarët e rinj të Parlamentit Shqiptar, të cilët morën për herë të parë mandatin në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, vijojnë të befasojnë me deklaratat e pasurisë. Ai është deputeti i Partisë Socialiste, për Qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, i cili rezulton me aksione nga 50 % deri në 100 % në 27 shoqëri tregtare. Referuar deklaratës së pasurisë së zbardhur nga Shqiptarja.com, deputeti Sinaj posedon pjesërisht rrjetin e big marketeve në qarqet kryesore të vendit.

Vetëm gjatë një viti kalendarik, Sinaj deklaron të ardhura nga 21 biznese. Sinaj e justifikon pasurinë me të ardhura nga emigracioni, paga, kursime familjare, të ardhura nga bizneset, hua dhe kontribut nga familja.

Bashkëshortja e deputetit, Miranda Sinaj, rezulton aksionere me 49-100 % në pesë kompani të ndryshme, ndërsa referon si burim të ardhura nga paga, të ardhura nga biznesi dhe kursime familjare. Dy vajzat e deputetit, Enxhi Sinaj dhe Françeska Sinaj deklarojnë kuota në dy kompani.

Deputeti i Vlorës deklaron gjithashtu apartament banimi me sipërfaqe 52 m2 në Tiranë, me vlerë 8 580 lekë, apartament banimi me sipërfaqe 39 m2 në Vlorë dhe shtëpi banimi me sipërfaqe 75 m2 dhe truall 1 200 m2, në Vlorë, tokë atë me sipërfaqe 11 400 m2 në Vlorë etj. Vullnet Sinaj deklaron edhe disa llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në vlerat 35 884 923 lekë, 57 696 euro, 73 799 euro, 52 455 243 lekë etj.

 

 

Të këshilluara

Maqedoni, rasti “Monstra” nis nga fillimi

Grupi i gjykatësve në Gjykatën Supreme i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “Monstra”, pas rrethanave shtesë që dolën nga përgjigjet, ka votuar pro rikthimit të r...

19:52

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI