Flash

PD flet për kontratën e lobimit në SHBA: Mirëpresim Tahirin, Xhafën dhe Moisi Habilajn të na hetojnë

Lapsi.al 25 November 2017
PD flet për kontratën e lobimit në SHBA: Mirëpresim Tahirin,

Partia Demokratike ka reaguar sot zyrtarisht pas akuzave të PS-së lidhur me kontratën e lobimit në SHBA. Sipas selisë blu, kontrata dhe pagesa e bërë janë subjekt i ligjeve amerikane dhe ato janë verifikuar nga autoritetet në SHBA. Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, PD e ka paguar kontratën e lobimit me para të kompanive offshore. Më poshtë deklarata e PD.

“Megjithatë Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti janë të mirëpritur t’i hetojnë ato në çdo kohë. Partia Demokratike u vë në dispozicion një kopje kur të duan. Madje janë të mirëpritur të marrin edhe Sajmir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit. Shpërqendrimi i vëmendjes nga kriminalizimi i qeverisë dhe Partisë Socialiste është shërbim ndaj krimit dhe minim i interesit publik. Vetë Taulant Balla dhe Blerina Gjylametaj duhet të jenë më të shqetësuar për fatin e partisë së tyre që ka rënë nën kthetrat e krimit. Sidoqoftë, shashkat dhe tamtamet e tyre nuk mbulojnë dot bëmat ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit dhe të vetë Edi Ramës që janë zhytur në krim dhe trafik droge duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare, sistemin politik dhe të ardhmen ekonomike të shqiptarëve”, thuhet në reagimin zyrtar të PD-së.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI