Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Ish-zv.ministrja Elona Gjebrea flet për lidhjen me Habilajt, por...

Lapsi.al 25 November 2017
Ish-zv.ministrja Elona Gjebrea flet për lidhjen me Habilajt, por...

Ish-zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea sot deputete e Partisë Socialiste ka theyr heshtjen për lidhjet e saj me çështjen “Tahiri-Habilaj”. Në një “sqarim” në rrjetet sociale ajo u drejtohet votuesve të saj duke iu betuar se është e pastër dhe nuk ka kryer asgjë të paligjshme dhe të pamoralshme.

“Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv.Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjate gjithë jetës dhe karrierës time” - e nis ish-zv.ministrja. Megjithëse betohet që nuk ka shkelur ligjin, ajo anashkalon thelbin e çështjes. Megjithëse thotë se ky është një “sqarim” nuk sqaron cila ishte arsyeja që udhëtoi në Greqi me “shefin” e saj dhe u kthye me makinën e që Artan Habilaj u dërgoi një javë më pas.

“...në respekt të ndjeshmërisë së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashes, e ndiej për detyrë morale t’ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucional, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare kanë qene dhe mbeten të bazuara te përgjegjshmëria ligjore dhe morale” – thotë Gjebrea.

“Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta. Sigurisht ne momentin e duhur këta baltosës e shpifës qe guxojnë te hedhin balte e shpifje mbi figurën time do te përballen sipas ligjit. Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t’u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese. Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media” – këmbëngul Gjebrea.

Në fund ajo bën disa falënderime për miqtë që i kanë dërguar sms mbështetjeje duke i garantuar (edhe një herë) për pastërtinë e figurës së saj. Në këtë reagim ajo nuk bën asnjë sqarim as për dënimin që bashkëshorti i saj ka fshehur në formularin e dekriminalizmit gjatë kohës që punonte si këshilltar i ministrit Gjiknuri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI