Flash

Arrestohet i dashuri i Viola Spiros, akuzohet për trafik kokaine

Lapsi.al 25 November 2017
Arrestohet i dashuri i Viola Spiros, akuzohet për trafik kokaine

Pushime luksi, restorante dhe udhëtimet e shpeshta janë ato që sheh tek instagrami i po thuaj çdo femre. Një prej tyre është moderatorja seksi e ekranit shqiptar Viola Spiro. Prej kohësh është përfolur për një lidhje me një djalë mjaft të pasur, indetiteti i të cilit nuk është bërë asnjëherë i ditur.

Dukej se Viola e mbante me rigorozitet të fshehur. Asgjë nuk dihej për këtë djalë nga mediat përveç ndonjë fotoje të rrallë të publikuar.JOQ.al ka zbuluar identitetin e këtij djali. Ai quhet Valentin Selaj dhe rezulton të jetë bosi i kokainës në një prej qyteteve të Italisë. Gjithashtu është bërë i ditur dhe arrestimi i tij para disa ditësh nga policia e Firenzes.

Në një shkrim të bërë nga gazeta italiane La Nazione, thuhet se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte kokainë nga Amerika në Firenze nëpërmjet Hollandës. Por jo vetëm kaq, banda merrej edhe me prostitucion dhe dhunë.

Gjatë arrestimit, rapotohet se bandës i janë sekuestruar miliona euro dhe qindra kile kokainë dhe drogëra të tjera. Vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kile kokainë brenda qytetit të Firenzes.

Ka qenë pikërisht kjo gazetë e cila ndër të tjera ka nxjerrë edhe lajmin se e dashura seksi e bosit të kokainës ishte bukuroshja e ekraneve shqiptare, Viola Spiro.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI