Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Asnjëherë mos shtrydhni aknet në këto zona

Lapsi.al 22 March 2017
Asnjëherë mos shtrydhni aknet në këto zona

Aknet mund t’ju tundojnë, por në disa raste, shtrydhja e puçrave mund të jetë vdekjeprurëse. Enët e gjakut janë të përqëndruara në disa zona të fytyrës dhe nëse shtypni aknet në këto pjesë, ekziston një rrezik i vërtetë që në tru të përçohen infeksione.

Dermatologu Vishal Madan tregon cilat janë zonat e rrezikshme, ku nuk duhet të shtrydhni asnjëherë puçra. Quhet “trekëndëshi i rrezikut”, ku përfshihet pjesa e syve, hunda, buza e sipërme dhe cepat e buzëve.
Infeksionet që mund të shkaktohen nëse prekni puçrat në këto zona mund të shkaktojnë humbje të shikimit, paralizë të përhershme dhe madje mund të çojë edhe në vdekje.

“Nëse ajo zonë infektohet dhe nuk trajtohet siç duhet, mund të shkaktojë mpiksje të gjakut ose trombozë, infeksion e deri meningjit në tru.”, shpjegoi Madan, “Shoh shumë njerëz që i shtrydhin aknet por nuk duhet. Nuk dihet çfarë pasojash shkatërruese mund të ketë.”

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI