Flash

El Pais: Shqipëria xhungla e rrezikshme e operacioneve estetike

Lapsi.al 20 March 2017
El Pais: Shqipëria xhungla e rrezikshme e operacioneve estetike

E përditshmja spanjolle ‘El Pais’ ka lëshuar alarmin sa u përket ndërhyrjeve estetike në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës shëndetësore dhe legjislacionit të munguar. Nuk mungojnë as paralajmërimet e italianëve…

Turizmi estetik dhe dentar në Ballkan është tashmë një fenomen i konsoliduar. Tarifat e ulëta të shërbimit që ofrojnë kryeqendrat e Europës Lindore, kanë filluar të tërheqin vëmendjen e shumë personave.

Por, e përditshmja spanjolle ‘El Pais’ ka lëshuar alarmin sa u përket ndërhyrjeve estetike në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës shëndetësore dhe legjislacionit të munguar. Shkrimi është ripublikuar në shkurt edhe në mediat italiane.

Maria Antonia Sanchez Villejo e ‘El Pais’ shkruan se ka raste kur ndërhyrjet mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore.

Ajo shkruan se viktimat e para janë vetë shqiptarët, të rinjtë mes 20-30 vjeç, të cilat pas ndërhyrjeve vuajnë efektet anësore, siç janë: temperatura, shenjat, endemitë, paralizat faciale etj. Bëhet fjalë për dëme të pariparueshme. “Numri është kaq i lartë sa mund të flitet për epidemi”, shkruan ‘El Pais’.

Shkaqet

Pasojat, shkruan e përditshmja spanjolle, më së shumti shkaktohen nga përdorimi i tepruar i filler (substancë mbushëse për lëkurën), një pjesë e të cilave janë të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian, si Italia apo edhe Franca.

Në Shqipëri, çmimi i trajtimeve të vogla estetike si shtimi i volumit të buzës apo edhe i mollëzave kushton rreth 50 euro.

Në vende të tjera, një seancë e vetme kushton nga 300-600 euro. Por, çmimet ndryshojnë nga pjesa e fytyrës ku bëhet ndërhyrja dhe nga filler-i që përzgjidhet.

Legjislacioni

Por ajo që ndikon tek ky fenomen, shkruan ‘El Pais’, ka të bëjë edhe me boshllëkun legjislativ, ndërsa së fundmi po parashikohet edhe rregullimi sipas normativës së BE-së.

Vallejo, shkruan se në Tiranë nuk mungojnë edhe ofertat promocionale të tipit “Sill 3 shoqe dhe do të kesh zbritje me 30%”, përfundon artikulli i ‘El Pais’.

Më herët ishte një artikulli i përbashkët i ‘EurActiv.com’ me AFP, që jepte alarmin se sallonet e bukurisë në Shqipëri, që nuk kanë ekspertizë dhe mbikëqyrje mjekësore, janë duke ofruar shërbime kozmetike të rrezikshme. Të parregulluara ligjërisht dhe me vakum ligjor, ato po alarmojnë mjekët profesionistë, sipas artikullit.

Blogjet italiane: Shqipëria, xhungla e ndërhyrjeve estetike

Edhe blogjet dhe mediat profesionale italiane shkruajnë se Shqipëria është xhungla e ndërhyrjeve estetike. Mjekët japin alarmin se po shtohen qendra të tilla, pa kontrollin e duhur.

Në fillim të shkurtit, blogu italian ‘youmedia.fanpage.it’ shkruan se problemi, që po e denoncojnë shumë mjekë, është se është përhapur një zakon i keq për të marrë ekspertë të dyshuar nga Turqia, Greqia dhe vende të tjera për edhe një fundjavë për të kryer këto trajtime të rrezikshme.

“Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë vajza të reja po kryejnë ndërhyrje estetike. Faktorë janë tendenca e pandalshme për të ndarë fotot dhe selfie në rrjetet sociale, me dëshirën për të dalë bukur, si dhe çmimet dhe zbritjet që ofrojnë gjithnjë e më shumë Sallonet e Bukurisë dhe Estetikës. Ndërhyrjet e vogla për të përmirësuar pamjen duket se po pësojnë një bum të vërtetë, duke ngritur shqetësimin te mjekët për mungesën totale të rregullave dhe kontrolleve të sakta në këto struktura”, thuhet në kronikën e realizuar nga blogu italian.

 

Shqipëria konkurron me çmimet, por…

Shqipëria konsiderohet si një vend tërheqës për turizmin mjekësor dhe atë estetik për shkak të tarifave të ulëta që aplikohen.

Kështu sipas të dhënave të mbledhura nga ‘Monitor’, rinoplastika  kushton më shtrenjtë në SHBA  me rreth 5,000-15,000 dollarë, e ndjekur nga Anglia me rreth 7,400 dollarë, Franca me rreth 6,300 dollarë, por edhe Belgjika me rreth 6,000 dollarë.

Në Shqipëri, operacionet plastike në hundë kushtojnë nga 1,000 – 1,500 euro. Në Çeki ky çmim llogaritet në rreth 2,500 euro, ndërsa në Itali nga rreth 2,400 euro në 3,500 euro.

Ashtu si në rastin e turizmit dentar, Shqipëria është konkurrente me çmimet, por rreziku i këtyre ndërhyrjeve dhe mungesa e kontrollit po bëjnë që mediat e vendeve të BE-së të paralajmërojnë qytetarët e tyre për dëmet e pariparueshme që mund t’u kanosen. /Monitor/

Të këshilluara

Trend i ri për piercings(FOTO)

Jeni të apasionuar pas piercing?   Shpimi i trupit është diçka e zakonshme tashmë, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndonjë piercing në formë zemre. Pikër...

15:50

10 fakte që nuk dini për të pasmet

Nga fiksimi i meshkujve për të pasmet deri te komplimentet e parapëlqyera të femrave, janë të shumta gjërat që mund t’u interesojnë për të pasmet. Shumë meshkuj...

18:38

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI