Flash

Cfarë tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj!

Lapsi.al 16 February 2017
Cfarë tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj!

Ngjyra e zbehtë ose shumë e bardhë, apo forma e çrregullt e indeve të thonjve mund të jenë shenjë e sëmundjeve të ndryshme si: probleme në mëlçi, mushkëri, anemi , kequshyqyerje apo infeksione të çfarëdolloj natyre. Mësoni se çfarë sekretesh mund të zbulojnë thonjtë tuaj.

Thonjtë e zbehtë mund të tregojnë :
• Anemi
• Probleme me zemrën
• Probleme me mëlçinë
• Kequshqyerje

Thonjtë e bardhë: Nëse thonjtë janë shumë të bardhë, ndërsa skajet e tyre më të errët, mund të keni probleme me mëlçinë ose jeni prekur nga hepatiti. 

Thonjtë e verdhë: Një nga shkaqet kryesore të thonjve të verdhë është infeksioni fungal. Sa më shumë të përkeqësohet infeksioni, aq më të verdhë dhe më të hollë bëhen thonjtë tuaj. Në raste më të rralla thonjtë e verdhë mund të jenë shenjë e një gjendjeje më serioze si probleme me tiroidet, mushkëritë ose diabet.

Thonjtë e nxirë: Nuk duhet të ngatërroni thonjtë e nxirë më thonjtë e papastër. Mjekët dermatologë dhe alergologë kanë identifikuar raste kur thonjtë ndryshojnë ngjyrën e zakonshmë në një ngjyrë te errët. Në këtë rast thonjte tregojnë se trupi nuk po merr mjaftueshëm oksigjen. Ju mund të keni shqetësime me mushkëritë apo me zemrën.

Thonjtë që thyhen shpejt: Thonjtë e brishtë që thyhen shpejt lidhen me shëndetin e gjendrës tiroide. Ndërsa kur janë të verdhe dhe thyhen shpejt, me shumë mundësi janë shkaktuar nga një infeksion fungal.

Ngrënia e thonjve: Kafshimi i shpeshtë i thonjve mund të jetë një ves i keq, por në disa raste tregon probleme të fshehura mendore, si ankthi apo ndonjë problem i kontrollit impulsiv. Nëse nuk mund të ndaloni së kafshuari thonjtë, duhet të konsultoheni me një mjek.
Lëkura e kuqe dhe e fryrë përreth thonjve mund të jetë shenjë e ndonjë inflamacioni të mundshëm..

Të këshilluara

Gabimet e përnatshme me gjumin që të plakin!

Gjërat që në dukje na shpëtojnë nga rrudhat dhe nga fiksimi për të ruajtur sa më gjatë rininë, është vështirë të gjenden. Vitet e fundit, lufta ndaj rrudhave ës...

17:41

FOTO/ Misteri i kësaj fotoje çmend rrjetin

Një vajzë aziatike që pozon për kamerën. Asgjë e çuditshme, përveç faktit që duket sikur ka …3 këmbë. Por në fakt është thjesht një vazo që ajo mban në do...

22:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI