Flash

Kjo bimë përmirson problemet me kujtesën

Lapsi.al 15 February 2017
Kjo bimë përmirson problemet me kujtesën

Antioksiduesit e acidit të rozmarinës në masë të madhe mund ta parandalojnë apo ngadalësojnë shfaqjen e sëmundjes së Alcajmerit, dhe sipas ekspertëve italianë, edhe mund ta shërojnë atë.

Rozmarina është një bimë që përdoret në kuzhinë. Me kalimin e viteve është vërtetuar se rozmarina mund të përdoret si ilaç shtëpiak për shumë probleme shëndetësore. Një nga vetitë unike shëruese të saj është mbrojtja nga ankthet. Kjo  është arsyeja pse gjatë kohërave të lashta është vendosur nën jastëk. Studimet kanë vërtetuar se rozmarina është e pasur me shumë acide natyrale, që luftojnë radikalët e lirë që e dëmtojnë trurin.

Ekzistojnë shumë studime, të cilat tregojnë se rozmarina ka shumë efekte shëruese, sidomos në përmirësimin e kujtesës. Studimi i përfunduar në universitetin në New Castle, ka prezantuar gjetjet dhe kanë thënë se aromat e vajrave esenciale në rozmarinë me të vërtetë kanë ndikim në përmirësimin e kujtesës.

Sipas Dr. Mark Moss, i cili kishte prezantuar gjetjet në konferencën e “British Psychology Society”, kishte theksuar se rozmarina dhe ndikimi i saj në kujtesë është krejt real. Kjo jep mundësinë që njerëzit të funksionojnë mirë për çdo ditë, e kur është fjala për ta përshëndetur dikë për ditëlindje apo ndonjë ngjarje të vërtetë, nëse përdorni rozmarinën, këtë të jeni të sigurt se nuk do ta harroni.

Disa nga kompozimet e rozmarinës në mënyrë të suksesshme absorbohen përmes lëkurës, prandaj kjo bimë sugjerohet të përdoret përmes aromaterapisë. Po ashtu, mendohet se edhe përdorimi i shampos me bazë rozmarinën ndikon pozitivisht në ruajtjen e kujtesës.

Përveçse rozmarina përmirëson kujtesën, ajo lehtëson frymëmarrjen, punën e veshkave dhe tretjen, si dhe përshpejton metabolizmin

Të këshilluara

Si bien në dashuri shenjat e horoskopit

DASHI (21 Mars – 20 Prill) Shenja e dashit dashurinë do ta provojë para se t'i lejojë vetes të dashurohet me dikë pa e njohur mirë. Nëse dashi pëlqen dikë, a...

13:19

Si sillet një mashkull që ju do

Disa meshkuj e kanë të vështirë të tregojnë dashurinë me fjalë, por ju mund t'a vëreni përmes gjërave që ai bën. Këto janë disa vepra që tregojnë se ai ësht...

12:56

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI