Flash

Arsyeja pse nuk duhet t'i bërtisni fëmijëve tuaj

Lapsi.al 15 February 2017
Arsyeja pse nuk duhet t'i bërtisni fëmijëve tuaj

Dihet që prindërit nuk duan asnjëherë që t'i bërtasin fëmijëve të tyre, por ja që ndonjëherë është e vështirë të ruani qetësinë. Megjithatë është e nevojshme të mësoni të kontrolloni nervat tuaja, pasi ky është hapi i parë për të rritur fëmijë të qetë.
Sipas një studimi nga Universiteti i Pittersburghut fëmijët që ekspozohen ndaj një prindërimi më strikt kanë më shumë probabilitet të performojnë dobët në shkollë krahasuar me të tjerët.

Kjo sepse të gjitha shqetësimet e fëmijëve nuk diskutohen në shtëpi si pasojë e frikës që ata kanë nga reagimi i prindërve dhe kjo i bën ata që të mos i riparojnë problemet, apo dilemat e tyre, ndërkohë që i shkarkojnë të gjitha energjitë negative në shkollë.
Studimi përfshiu 1000 fëmijë të cilët sollën këto rezultate: 
Djemtë që kishin prindër shumë strikt dhe që u bërtisnin kishin tendencën të merrnin pjesë në aktivitete që janë edhe rriskuese për jetën, ndërkohë që vajzat që kishin prindër shumë autoritarë kishin tendencën të kryenin marrëdhënie seksuale që në moshë shumë të vogël. Janë pikërisht këto çorientime që më pas sjellin edhe uljen në nivelin e performancës në mësime.

Mënyra se si prindërit sillen me fëmijët e tyre ndikon shumë në raportet që ata krijojnë më pas me shoqërinë e tyre. Në shumicën e rasteve fëmijët që nuk kanë një komunikim tolerant me prindërit janë më të prirur që të vlerësojnë miqtë sesa shkollën dhe më tepër shkojnë në shkollë për të kaluar kohë me ta sesa për të marrë dije.
Prandaj nëse doni që fëmijët tuaj të ecin mirë në shkollë, duhet të ndaloni së krijuari stres tek ata. Edhe pse shpeshherë mendoni se fëmijët dhe adoleshentët duan kontroll dhe ashpërsi në të vërtetë ajo q i bën të ndihen më të sigurtë është një figurë autoritare e qetë, e qëndrueshme dhe e drejtë.

Të këshilluara

Top 10 meshkujt më të bukur (Foto)

Disa prej jush i njohin dhe disa të tjera mbase nuk i njohin të gjithë por këto janë top meshkujt më të bukur në botë përgjatë gjithë viteve. 1.Paul Newman ...

17:23

10 arsye përse duhet bërë seks

Për të gjithë ata që nuk ia dinë vlerat : apo për ata që e quajnë “tabu” dhe e flasin me zë të ulët, kërkimet shkencore japin ca arsye të mirëmbështetura, pse j...

16:00

8 këngët më të mira të dashurisë

Këto këngë janë bërë nga artistë që kanë hapur zemrat për të shprehur gjithë emocionet dhe ndjenjat që ata kishin brenda tyre. Më poshtë gjendet një përzgjed...

13:59

Uji pengon shëndoshjen

Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është uji. Çdo njeri i rritur duhet të pijë 1 e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë në varësi të peshës së ...

13:28

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI