Flash

Arsyet pse meshkujve u pëlqejnë të pasmet e femrave

Lapsi.al 23 January 2017
Arsyet pse meshkujve u pëlqejnë të pasmet e femrave

Janë të njohura femrat e familjes Kardashian, të cilat u bënë të njohur nga pamja fizike, e kryesisht nga të pasmet!Por çfarë është ky fiksim pas të pasmeve?

BBC thotë se ne po jetojmë epokën e të pasmeve.

“Kjo e jona është Epoka e të Pasmeve.

Ndërsa shekulli i 18-të ishte Epoka e Arsyes, ku të gjithë ishin të fiksuar pas mendjes, sot gjërat janë më mishtore, më të rrumbullakosura.

Kaq shumë është ngulitur në vetëdijen tonë kjo gjë, sa mendohet se të pasmet janë kaq të fuqishme sa mund të thyejnë internetin.

Ka me qindra këngë për të pasmet. Kaq të përkushtuar jemi pas tyre, sa vazhdimisht ndërmarrim procedura kirurgjike për t’i fryrë ato përtej formës natyrale.

Kjo është kaq e zakontë sa viti 2015 është pagëzuar si “Viti i të Pasmeve” nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastike. Dhe tani, të pasmet po lartësohen edhe në vepra të mëdha arti”, shkruan gazetarja e kulturës, Kelly Grovier.

Ajo i referohet një punimi të artistes Anthea Hamilton, pretendent për çmimin Turner, një nga më prestigjiozët e artit kontemporan.

Punimi titullohet “Projekt për një derë”, është i lartë 5 metra dhe paraqet një skulpturë në formën e të pasmeve njerëzore.

Por duket se gjithmonë kemi qenë të fiksuar pas madhësisë së të formave femërore.

Madje një nga punimet më të hershme të artit figurativ, që daton këtu e 40 mijë vjet më parë, e provon këtë.

Bëhet fjalë për një vepër të quajtur “Venusi”, gjetur në Gjermani, punuar në fildish.

Të këshilluara

Misteri në Shtëpinë e Bardhë!

1600 Pennsylvania Ave North West është ndoshta adresa më e famshme në botë. Shtëpia ikonë prej 20,000 metra katrorë u bë shtëpia e familjes Trump, pasi Donal...

23:03

Jeta sentimentale për 2017, sipas Horoskopit!

Dashi Lajmi i mirë për ju është se në 2017-ën do të keni një horizont të hapur në lidhje. Që nga tetori i këtij viti, Jupiteri është fokusuar tek balanca që ...

21:18

Disa nga shpikjet e myslimanevë!

1. Algjebra   Falë Al-Khwarizmi, është bërë kjo lëvizje revolucionare nga koncepti grek për matematikën, e cila fillimisht është bazuar në gjeom...

21:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI