Flash

10 faktet që nuk i dini rreth seksit

Lapsi.al 14 December 2016
10 faktet që nuk i dini rreth seksit

A e dinit se një në pesë gra preferojnë Facebook-un më shumë se seksin dhe se 25% e personave përgjigjen në telefon duke kryer marrëdhënie seksuale, apo se laptopët mund të ndikojnë në pjellorinë e meshkujve

1- Femrat mendojnë më shumë për ushqimin se sa për seksin. Një studim i 5.000 subjekteve tregoi se 25% e femrave mendojnë për ushqim çdo 30 minuta. Vetëm 10% e tyre mendojnë për seks me të njëjtën frekuencë. Fakti kurioz i hulumtimit ishte se, gratë mendojnë për ushqimin që nuk duhet të hanë, për t’iu përmbajtur pak a shumë dietave të cilat rregullisht i ndjekin 4 në 10 gra.

2- 25% e personave përgjigjen në telefon duke kryer marrëdhënie seksuale. Një studim anglez, në mesin e shumë të tjerëve, dha një rezultat mjaft interesant: një në katër persona përgjigjej në telefon të paktën një herë, ndërsa ishte në mes të aktit seksual.

3- Studentët e universitetit preferojnë më shumë komplimentet se sa seksin.Hulumtimi i botuar në “Journal of Personality” tregon se studentët preferojnë më shumë një nxitje për egon e tyre (komplimente ose nota të mira) se sa seksin.

4- Prirja e një femre për orgazmë është e lidhur me formën e buzëve. Një grup i psikologëve në ‘Scotland University of West’ ka zbuluar se lehtësia me të cilën një grua arrin orgazmën vaginale është e lidhur me formën e buzëve, veçanërisht prezenca e një “gunge” (zona qendrore e buzës së sipërme) e theksuar .

5- Një student nga katër është i gatshëm të heqë dorë nga seksi në këmbim të teksteve elektronike. Ky është rezultati më interesant i një studimi të kryer nga një kompani amerikane që zhvillon software. Megjithatë, duhet thënë se studimi u krye vetëm në 500 studentë, një shifër relativisht e ulët statistikore.

6- Një në pesë gra preferojnë Facebook-un më shumë se seksin. Një sondazh i kryer nga revista Cosmopolitan tregoi se 20% e grave preferojnë më shumë Facebook-un se sa seksin.

7- Gratë priren të jenë më biseksuale me rritjen e moshës.

8- Femrat e dhënë pas teknologjisë kanë një jetë seksuale më të mirë. Sipas një studimi nga “Harris Interactive”, gratë që janë të pasionuara pas teknologjisë dhe video-game-ëve kanë një jetë seksuale më të mirë; 64% e grave të martuara luajnë online, ku 71% tyre kanë notën 6 në një marrëdhënie seksuale.

9- Meshkujt që tradhtojnë gruan kanë më shumë gjasa të vuajnë “frakturën e penisit”. Një studim i ‘University of Maryland Hospital’ tregon se shumica e meshkujve që tradhtonin gratë e tyre vuanin nga kjo sëmundje, si pasojë e marrëdhënieve seksuale të konsumuar shpejt dhe në vende të pakëndshme (banjë, zyra, makina, etj.).

10- Laptopët mund të ndikojnë në pjellorinë e meshkujve. Një studim i publikuar në revistën ‘Fertility and Sterility’ paralajmëron për pasojat indirekte të laptopit. Në të vërtetë, çështja është se shumë meshkuj priren për të mbajtur laptopin në gjunjë dhe ngrohja që lëshon sistemi i ventilimit të laptopit ndikon në pjellorinë e tyre, duke qenë se edhe organet gjenitale riprodhuese ndodhen mjaft afër gjunjëve.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI