Flash

Flini dhe zgjoheni vonë? Kjo zbulon diçka për ju

Lapsi.al 5 December 2016
Flini dhe zgjoheni vonë? Kjo zbulon diçka për ju

Nëse ju zë gjumi vonë, do të thotë se jeni inteligjentë. Ky është përfundimi i një studimi mbi aftësinë krijuese të mendjes, që zbuloi se ndryshe nga ç'besohet, njerëzit "e natës" janë më krijues dhe më origjinalë se ata "të mëngjesit". 

Pasi u analizuan përgjigjet e një grupi njerëzish, një pjesë e të cilëve flenë herët dhe zgjodhen herët, kurse pjesa tjetër flenë shumë vonë, u vu re se njerëzit që flenë vonë kishin prirjen për të qenë më origjinalë në përgjigjet e tyre. 

Ata nuk e ndjejnë të nevojshme të ndjekin rregullat e përcaktuara, si përshembull regjimi i gjumit. Çuditërisht, ndryshe nga ç'mund të mendohet, ata që flenë vonë kanë kujtesë më të fortë, dhe më të organizuar. Gjithashtu në kundërshtim me atë që mendohet, njerëzit që flenë dhe zgjohen vonë kanë nivele më të ulëta stresi. Kjo sepse janë përgjithësisht në humor më të mirë gjatë ditës. 

Por mbi të gjitha, që ishte edhe qëllimi i studimit, u vu re se njerëzit që flenë vonë janë më krijues se ata që flenë në orën 9 e 30 çdo natë. Njerëzit e mëngjesit nga ana tjetër, janë më produktivë gjatë ditës, por nëse flasim për origjinalitet, tipat e natës janë specialistë. 

Të këshilluara

10 “sekrete” për tatuazhet

Forma e tyre shpreh një “substancë”, një mendim, një emocion, një kuptim, që ka patjetër një vlerë, e c...

16:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI