Flash

Së shpejti robotë në dhomën e gjumit

Lapsi.al 15 November 2016
Së shpejti robotë në dhomën e gjumit

Teknologjia po futet me shpejtësi në çdo aspekt të jetës sonë dhe nuk është e largët koha që këtë do ta bëjë edhe në dhomën e gjumit.

Futurologu Ian Pearson ka publikuar një raport ku mundohet të parashikojë të ardhmen e marrëdhënies mes njeriut dhe krijesave të tij inteligjente; robotët.

Në raport flitet për shumë gjëra, por më tronditësja është parashikimi i tij se brenda pak më shumë se 3 dekadash, marrëdhëniet intime mes njeriut dhe robotit do të tejkalojnë ato mes njeriut dhe njeriut.

Dr. Pearson thotë se ka rritur në këtë përfundim duke analizuar përhapjen me shpejtësi të ‘lodrave seksi’ në shekullin e fundit, por edhe në përhapjen e pornografisë.

“Shumë shpejt, pornografia përmes realitetit virtual do të shndërrohet në një fenoment të zakonshëm”, thotë ai.

Mes parashikimeve të bëra prej tij është se në 2030 njerëzit do të shohin përmes relitetit virtual pornografi njësoj siç shfletojnë sot faqet për të rritur. Pikërisht në këtë periudhë, thotë ai në raport, do të shfaqen format e para të robotëve “të dhomave të gjumit”, që për shkak të çmimeve të kripura do të blihen fillimisht nga familjet e pasura.

Deri në 2050, këta robotë do të evoluojnë dhe çmimi i tyre do të bjerë ndjeshëm, duke mundësuar një zgjerim më masiv. Ai vlerëson se ky treg mund të kushtojë më shumë se 10 miliardë dollarë pas 2050./TCH/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI