“Shikoni këtë video dhe do të niseni menjëherë në Shqipëri” Ky është titulli i “Lonely Planet”, një emri mjaft të njohur në fushën e turizmit. Ajo ka publikuar në portalin online një video me dron nga Shqipëria.
“Kjo video me dron e Shqipërisë tregon pamje spektakolare të këtij vendi, siç nuk e keni parë më parë, duke ju bërë që të prenotoni direkt një fluturim për atje,” - shkruan “Lonely Planet”.
Filmimet janë bërë nga John Broadbean në maj të këtij viti.
“Sinqerisht është një nga vendet më të mira që kam vizituar në botë. Dhe më besoni se kam vizituar shumë,” - thotë ai.