Flash

Ismet Drishti tallet sërish me Edi Ramën: Është më keq se Nard Ndoka (Video)

Lapsi.al 20 September 2016
Ismet Drishti tallet sërish me Edi Ramën: Është më keq

Pas këngës me çifteli për Edi Ramën që ish –kryeministri Berisha ia transmetoi në seancën parlamentare të së enjtes, Ismet Drishti e ka thumbuar sërish kreun e qeverisë me një tjetër video humoristike. Duke marrë një deklaratë të Ramës në takimet me fermerët, ai e krahason atë me shprehjet e Nard Ndokës. “Ju jeni njerëz që jetoni me punë. Ju e dini që puna ka punë. Punë pa punë s’ka, s’quhet punë. Kështu që çdo gjë do punën e vet”, është ajo çfarë thotë kryeministri. Humoristi sfidon ndjekësit e tij duke u kërkuar të shprehen nëse e kuptojnë se çfarë ka dashur të thotë kryeministri. /Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI