Flash

Shumë shpejt mund t'i bëni "delete" kujtesës suaj

Lapsi.al 16 September 2016

A do të donit që ndonjë kujtim ta hiqni përgjithmonë nga koka juaj? Ose mund të ndryshoni kujtimet e pakëndshme në mënyrë që ato të mos jenë tronditëse? Ose të krijoni kujtime të reja të ngjarjeve që kurrë nuk kanë ndodhur?

Kjo tingëllon si fantashkencë, por një dokumentar i publikuar këtë javë në SHBA e tregon se si shkencëtarët mund ta bëjnë këtë, por edhe diçka më shumë.

Dokumentari “Memory Hackers” nga NOVA i ka fillesat tek PBS-ja, dhe tregon shkurtimisht avantazhet se si kujtesa mund të manipulohet për të mirën e njerëzimit.


“Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, kujtesa shpesh shërben si një megafon besnik që regjistron informacionet dhe i ripërsërit ato pa i prekur”, thonë krijuesit e dokumentarit.

“Por tani, studiuesit tregojnë se janë zbuluar mekanizma të sakët që mund të shpjegojnë dhe madje të kontrollojnë edhe kujtimet tona”, thuhet më tej.  Në mesin e subjekteve të dokumentarit  është edhe Jake Hausler, një djalë 12-vjeçar nga St Louis, i cili mund të mbajë mend çdo gjë që ka përjetuar që nga mosha 8 vjeçare.

Fëmija është personi më i ri i diagnostikuar ndonjë me “memorie superiore” autobiografike, e cila e bën të vështirë që të dallojë ngjarjet e rëndësishme dhe të parëndësishme nga e kaluara e tij.

“Ne kuptojmë vetëm majën e ajsbergut kur është fjala për kujtesën njerëzore”, thotë André Fenton, një neuroscientist, i cili po zhvillon kërkime për përparimin e një teknike për të fshirë kujtimet e dhimbshme.

/Ora News/

Të këshilluara

Provoni sonte seksin me role...

Lojërat seksuale nxisin shumë fantazinë dhe gjallërojnë jetën seksuale tek çiftet. Je gati të provosh diçka t&e...

17:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI