Flash

E rrallë/ Dhurata e martesës që u hap pas 9 vitesh kishte një mësim të madh (FOTO)

Lapsi.al 9 September 2016
E rrallë/ Dhurata e martesës që u hap pas 9 vitesh kishte

Të gjithë janë kuriozë për letrat misterioze. Disa do të donin t’i hapnin menjëherë, mirëpo të tjerë kanë fuqinë që ta ruajnë për kohën e duhur.

Një çift nga Michigan’i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin martuar në shtator të vitit 2007, shkruan Metro.

Në mesin e dhuratave të tyre, Kathy dhe Brandon Gunn, kishin marrë një dhuratë nga halla e saj Alison, dhe në zarfin e dhuratës shkruhej: “Mos e hapni deri në grindjen tuaj të parë”.

Pavarësisht se ata kishin pasur shumë grindje e përplasje dyersh në mes tyre gjatë martesës, Kathy ka thënë se letra kishte mbetur e pahapur për 9-të vjet.

Mirëpo së fundmi, ata po flisnin për dhuratën e dasmës që do t’iu bënin miqve të tyre, dhe u kishte rënë në mend se ata vet kishin një të tillë që nuk e kishin hapur dhe e mban in në dollap.

Vetëm pas 9-të vitesh, ata kishin vendosur ta hapnin dhuratën e hallës.

Në të kishte një shënim dhe disa para.

Kathy-t i kërkohej që me paratë të blinte një lloj ushqimi që e pëlqenin të dytë dhe të përgatiste një banjë të ngrohtë për çiftin.

Kurse Brandon-it, i kërkohej që të blinte lule dhe një shishe verë të kuqe. Kathy ka thënë se kjo dhuratë, edhe pse e pahapur për një kohë aq të gjatë, u ka mësuar atyre për tolerancën, mirëkuptimin, kompromisin dhe durimin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI