Flash

Lexoni këto rreshta para se të humbni virgjërinë

Lapsi.al 7 September 2016
Lexoni këto rreshta para se të humbni virgjërinë

Femrat me përvojë kanë vendosur të flasin dhe t’u zbulojnë vajzave të reja që nuk kanë pasur ende një marrëdhënie intime, të gjitha hollësitë të cilat kanë të bëjnë me këtë çështje.

Është e vërtetë që nga përvoja e të tjerëve disa gjëra nuk mund të mësohen, por këto informacione me siguri do t’ju ndihmojnë që më lehtë të kuptoni seksin, para se ta provoni atë lojë të ëmbël.

Mashkulli nuk e ka gjithmonë afshin më të lartë se ju.

Keni të drejtë të bëni seks me kë të doni dhe sa të doni. Rregullat harrojini, vetëm kini kujdes për mbrojtjen.

Seksi është më i bukur me personin të cilin e doni.

Femrat në seks duhet të kënaqen njësoj si edhe meshkujt.

Seksi i vërtetë ndryshon krejtësisht nga filmat pornografikë.

Nuk do të jeni më e vlefshme nëse dikush dëshiron të bëjë seks me ju, por as më pak e vlefshme nëse e refuzoni.

Zbuloni çka ju përshtatet dhe kërkoni atë, sepse partneri juaj nuk e ka atë aftësi që t’jua lexojë mendimet.

Lirisht thoni “jo”, sepse nëse e kundërshtoni nuk do të thotë se jeni më pak seksi.

Baza e seksit të shkëlqyeshëm është të japësh dhe të marrësh njëkohësisht. 50% - 70% e femrave përjeton orgazëm pastimulim të klitorisit.

Në rend të parë, përcaktoni se si do të mbroheni nga shtatzënia e padëshirueshme dhe nga sëmundjet seksuale.

Seksi fantastik nuk do të thotë se është fjala për dashuri të madhe.

Është normale që të keni dyshime dhe frika që kanë të bëjnë me seksin, mu për këtë shkak edhe rekomandohet që të bisedoni lidhur me këtë gjë.

Seksi i mirë kërkon praktikë dhe përvojë, si çdo gjë në jetë.

Seksi mund të jetë shumë i pakëndshëm.

Nuk është e thënë që seksi të jetë më i mirë në moshën njëzetvjeçare, aq më tepër, mund të jetë më i mirë në moshën pesëdhjetë vjeçare.

Eksperimentoni dhe argëtohuni.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI