Flash

Mashtrimi/ Zbulohet profili i “Komikut të famshëm francez” që tallej me shqiptarët

Lapsi.al 28 June 2016
Mashtrimi/ Zbulohet profili i “Komikut të famshëm francez”

Të qenit një vend i vogël, i ushqyer me kompleksin e të panjohurit, që shpesh të huajt nuk e dinë as se ku bie në hartë, na ka bërë ne shqiptarëve të zmadhojmë çdo sinjal që na vjen nga jashtë.

Ky mistifikim shpesh herë qesharak u vu sidomos në dukje gjatë pjesmarrjes së Shqipërisë në kampionatin europian.

Pak kush nga gazetat fliste për ne, por qoftë edhe një rresht i vetëm mjaftonte që të bëhej kryetitull në mediat tona.

Askush nuk na shpalli tizozët më të dalluar të europianit, por mjaftoi një artikull i një gazete të papërfilshme, që në Tiranë të ngrihej miti i tifozëve shqiptarë të cilëve vendasit i thërrasin: kthehuni prapë.

Kështu ndodhi edhe me videot e një “humoristi të njohur” francez: Gilles Bellatre.

Videot e tij ne Youtoube u paraqitën ne mediat tona si një zbulim :

« Ja si francezi i njohur bën humor me shqiptarët ». “Ja sa mirë e flet shqipen komiku i madh francez” etj.

Por, në fakt, Bellatre nuk është francez. Ai nuk është një komik me famë, por një aspirant për të marë diplomën në mjeksi. Për më tepër ai nuk është biri i dy shqiptarëve, me emrin Andi Bitri.

Ai i ka treguar të gjitha këto gjatë një interviste me faqen Dritare.net. e cila zbuloi në fakt se shqiptaro francezi nuk qe as i fmshëm në tokën e galëve, as komik me emër dhe as francez.

Në fakt do të kish mjaftuar një kërkim i thjeshtë në You Toube për të parë se videot amatore të Bellatre shkondin nga 40 mijë deri në 80 mijë klikime.

Tepër pak për ta shpallur si komikun e famshëm francez. Gjithkush mund ta kish bërë këtë verifikim, por askush nuk u kujtua.

Se për disa ditë duhej të besonim se të famshmit francezë mereshin me ne. Kështu Andi u shit si Gill, studenti si VIP, sepse gjithë kjo histori është pjesë e mistifikimit kompleksiv të mediave tona, që na shoqëroi non stop gjatë pjesmarrjes së Shqipërisë në Europian. (Lapsi.al)

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI