Mes tyre nuk ka spikatur më parë ndonjë miqësi, por këto ditë të nxehta vere ish-banorja e Big Brother dhe këngëtarja Enca Haxhia, nuk iu ndanë njëra-tjetrës. Të shkathta në marrëdhënie me publikun dhe jashtëzakonisht provokuese, Françeska dhe Enca reklamuan disa ditë relaksi mes pishinës dhe gatimeve në kompleksin “Santa Quaranta” në Sarandë. Shpesh u komentuan për pozat, por jo më pak për batutat pikante që lëshuan përmes platformave sociale.
Vajzat e showbiz-it u panë më se të mirëpritura në vendin që para disa kohësh u tha se është në pronësi të Kelmend Balilit, i njohur si “baroni i drogës” ose ndryshe Escobari shqiptar.

Enca dhe Françeska sipas postimeve në ‘Snapchat’, u trajtuan si princesha, ndërsa për to ishte rezervuar një nga suitat më moderne të “Santa Quaranta”. Kënaqësinë që përjetuan vetë, dy seksbombat e pasqyruan edhe për publikun, duke mos u kursyer me pozat provokuese.
