Flash

Era Istrefi, përfaqësuese e krenarisë Gay në paradën e New York

Lapsi.al 27 June 2016
Era Istrefi, përfaqësuese e krenarisë Gay në paradën e

Stili i veçantë dhe hiti tashmë botëror “BonBon”, duket se po e afron çdo ditë e më shumë me publikun. 21 vjeçarja nga Prishtina, pas një serie shfaqjesh promovuese në emisione të rëndësishme europiane, rrëmbeu të premten gjithë vëmendjen e eventit “Top Awards”. U duk se i gjithë organizimi ishte në funksion të Erës. Madje, nga numri i madh i çmimeve që mori dhe rëndësia që iu rezervua këngëtares, Ermal Mamaqi ironizoi Top Channel: Pse nuk i kishit montuar një karrige në skenë, mos lodhej duke u ngritur për të marrë çmimet…

Por, përkundër pjesëmarrjes së reduktuar në skenën shqiptare, Era Istrefi po duket më tepër e interesuar për të kapur një treg më të madh botëror. Lëvizja e rradhës, shfaqja përkrah komunitetit LGBT në një nga paradat më të mëdha në botë, mendohet të jetë në vazhdën e terrenit që Era Istrefi po kërkon të fitojë që pas nënshkrimit të kontratës me “Sony Music”.

Si për t’u njësuar me ta, këngëtarja shqiptare ndryshoi totalisht look, vendosi ylberin identifikues në flokë dhe performoi mbi trailerin ku homoseksualët shfaqën krenarinë në rrugët e New York-ut. Një pamje më të qartë e merrni duke klikuar në videon më poshtë!

 

Të këshilluara

Nuk mungon Erion Veliaj në Tapetin e Kuq

Kryebashkiaku Veliaj i cili ishte një prej sponsorëve më të mëdhenj të Top Awards, nuk mund mos të parakalonte përpara fotografëve në ceremoninë e mbajtur të pr...

18:38

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI