Flash

Noizy rikthehet në skenë: Pse sulmova Ledionin dhe marrëdhënia me Top-in

Lapsi.al 25 June 2016
Noizy rikthehet në skenë: Pse sulmova Ledionin dhe

Një ditë pas finales së madhe të “Top Awards 1” dhe pas zhurmës së krijuar prej tij, Noizy flet sot për herë të parë në një intervistë për revistawho.com. Pse e bojkotoi ngjarjen e muzikës moderne dhe çfarë e provokoi atë reagim të ashpër nga ana e tij për moderatorin dhe autorin e spektaklit, Ledion Liço. Reperi i suksesshëm që numëron dhjetëra hite dhe është ndër më të preferuarit e audiencës përgjigjet si më poshtë…

Pse u tërhoqe nga “Top Awards”?

U tërhoqa, sepse mora vesh se kush do marrë çmime dhe nga sa do merrnin për kokë.

Pse reagove aq keq ndaj komentit të Ledionit?

“Nëse qeni nuk të nguc leje të eci n’rrugë t’vet, por ti e provokon dhe tash po bërtet: ku ku medet çfar’ e gjeti kët’ milet, knej e gjujn gurin knej thojn mos se m’vret”… Përgjigjen e gjeni në këtë pjesë të këngës sime.

Nuk ke frikë që me atë deklaratë prish marrëdhëniet me një nga mediat më të fuqishme në vend?

Nëse “Top Channel” varet nga Ledioni atëherë le të prishet marrëdhënia. S’më kanë bërë televizionet, e as radiot e gazetat. Më ka bërë puna, ky që jam sot.

Pse nuk i ke të mira marrëdhëniet me festivalet?

Unë nuk fus miq e as dashnoret e mia për të fituar çmime. Unë jam tepër i thjeshtë, madje shumicën e kohës vishem me tuta.

Të këshilluara

Nuk mungon Erion Veliaj në Tapetin e Kuq

Kryebashkiaku Veliaj i cili ishte një prej sponsorëve më të mëdhenj të Top Awards, nuk mund mos të parakalonte përpara fotografëve në ceremoninë e mbajtur të pr...

18:38

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI