Flash

50 % e meshkujve zgjohen me penis të ngritur në mëngjes. Disa shpjegime përse ndodh

Lapsi.al 19 June 2016
50 % e meshkujve zgjohen me penis të ngritur në mëngjes. Disa

Ju ka rastisur të zgjoheni pranë një mashkulli, “lodra” e të cilit është zgjuar shumë më herët dhe ke pyetur veten: Pse vallë?

Disa studiues thonë se një mashkull nën të 50-at zgjohet në mëngjes dhe ndihet sikur organi i tij seksual është gati të urinojë, por në fakt nuk urinon kurrë. Këtu qëndron edhe misteri i “shkopit” të mëngjesit, siç quhet zakonisht.

Por disa kërkues e studiues të zyrës shkencore të Langone, NY, kanë dhënë idetë e tyre se pse penisi i një të riu “zgjohet” gjithmonë para këtij të fundit.

Penisi i tij “zgjohet” sepse truri nuk e kontrollon dot

Sipas studiuesve, disa pjesë të trurit bien në qetësi kur organizmi kalon atë që quhet gjumi REM dhe sistemi nervor qendror nuk është më i aftë të kontrollojë organin gjenital. Kur truri nuk është në qetësi, ai kontrollon pothuajse çdo lëvizje të penisit, por kur i pari është në gjumë, i dyti është i lirë të bëjë ç’të dojë. Dhe ajo që ai do të bëjë është të “ngrihet”.

Është thjesht lëvizja e hormoneve

“Në mëngjes niveli i testosteronit në organizëm është në nivelet më të larta sesa gjatë pjesës tjetër të ditës”, – thotë dr. Alukal, specialist i zyrës së Langone-s, i cili thekson se niveli i këtij hormoni në të 50-at fillon të bjerë, prandaj dhe burrat mbi këtë moshë nuk përjetojnë më eksperienca të tilla.

Kjo është mënyra e penisit për t’u “ushtruar”

NPT (Noctural Penile Tumescence), siç quhet në gjuhën shkencore eksitimi i mashkullit në mëngjes, është mënyra natyrale e trupit për të testuar kushtet në të cilat gjaku grumbullohet në penis. “Nuk ka vend tjetër në trupin tonë që e mban gjakun për një kohë shumë të gjatë, përveç penisit”, – shpjegon dr. Alukal. Ai shton: “Nëse e lidhim këmbën, atëherë ajo do të dhembë sepse gjaku i grumbulluar do të kishte pasoja negative, por nëse e shohim te penisi, kjo gjë nuk ndodh. Prandaj është kaq i “paparë” ky organ.

Ai u fërkua pa dashje me diçka dhe u eksitua pa vetëdije

Nëse një djalë zgjohet me batanije e ngritur në mes të krevatit, nuk do të thotë se ai ka qenë duke ëndërruar për Jennifer Lawrence. Gjatë gjumit, truri është përsëri i aftë të perceptojë ngacmimet fizike që vijnë nga mjedisi i jashtëm, që mund të jetë një arush, jastëku apo edhe e dashura dhe kjo gjë bën që organizmi vepron njësoj sikur të ishin zgjuar. Pra, para se të analizoni ëndrrat, shikoni edhe çfarë ndodhet brenda në shtrat. /Express

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI