Flash

A mund të jetë martesa “e shëndetshme” pa seks? Ja si duhet ta mbani

Lapsi.al 16 June 2016
A mund të jetë martesa “e shëndetshme” pa seks? Ja si

Nëse nuk mund të kujtoheni kur për herë të fundit keni praktikuar seks me bashkëshortin tuaj, apo seks bëni vetëm në rastet speciale (ditëlindje, pushime, përvjetorë) – kjo nuk është shenjë e mirë.

Shumica e çifteve të cilat përfundojnë marrëdhënien e tyre, thonë që në ndonjë moment janë bërë më shumë si bashkëbanues, sesa si bashkëshortë.

Është e vërtetë që martesa pa afsh, i cili bëhet seksualisht i pakënaqshëm, nuk ndodh “sa çel e mbyll sytë”, transmeton Telegrafi.

Lexoni cilat janë shenjat që jeni në atë rrugë dhe këshillat të cilat mund t’ju ndihmojnë të përtërini afshin midis jush dhe partnerit tuaj.

Të njihni ekzistencën e problemit të përbashkët
Gjëja e parë që duhet të bëni është të mos shmangeni, sepse rreziku është ai i të larguarit të partnerëve nga njëri-tjetri dhe ndoshta tundimi për të tradhtuar. Përpiquni të kuptoni psenë e frikës tuaj dhe të rezistencës, duke folur me partnerin ose ndoshta me një ekspert, për të përjashtuar mundësinë që problemi mund të jetë diktuar thjesht nga shkaqe mjekësore.

a658d1b87df13676da14a3b9ca83bb00

Dëshira e madhe për të dalë nga një situatë në “ngërç”
Një tjetër lëvizje e rëndësishme është dëshira reale për të dalë nga situata në të cilën gjendeni dhe të kompletoni marrëdhënien tuaj në mënyrë të pjekur. “Çiftet më të vështira janë ato çifte që kërkojnë ndihmë, sepse duan një fëmijë, por nuk kanë dëshirën reale për t’u ‘takuar’ fizikisht e që nuk janë të motivuar për të ndarë së bashku seksualitetin”, specifikon eksperti.

Të qenët pozitivë kundrejt seksit
Duhet të mësoni dhe të kultivoni fantazi pozitive për seksualitetin, të shijoni trupin dhe përkëdheljet, duke provuar të shtyheni progresivisht pak më tutje. Lojërat erotike dhe surprizimi i tjetrit me një “dhuratë” të papritur, pa pasur frikë se do të gjykoheni, mund t’ju ndihmojë të futeni ‘në lojë’, të përjetoni një dimension intimiteti që kujtonit se e kishit humburi.

Gjetja e kohës për marrëdhënien në çift
Për të ndezur e rindezur zjarrin e pasionit, një rëndësi të madhe ka edhe aftësia për të gjetur kohë për veten dhe për ta ndarë atë me partnerin/en, siç ndodh ndoshta gjatë pushimeve.

Besojuni librave dhe informacioneve
Në fund, një zgjidhje e mirë për këtë rast vjen edhe nga leximi. Një ide e mirë është informimi nga një volum i shkruar prej një profesionisti, për të kuptuar nëse keni vërtet një problem të tillë në marrëdhënien tuaj, dhe në këtë mënyrë do të mund të gjeni zgjidhjen që kërkoni. 

Të këshilluara

A jeni dashnori më i mirë i saj?

Nëse ndonjëherë e keni pyetur bashkëshorten tuaj a jeni ju dashnori më i mirë i saj, me siguri ju ka bindur që jeni: “N...

16:46

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI