Flash

Katër rreziqet e seksit në dush

Lapsi.al 4 May 2016
Katër rreziqet e seksit në dush

Mund të mbeteni shtatzënë

Shumë njerëz mendojnë se uji shpërlan gjithçka, mirëpo nuk ka asgjë rreth seksit në dush që iu ruan nga shtatzënia.

Karen Elizabeth Boyle, thotë se përdorimi i sapunit apo i ujit për të shpërlarë ejakulimin pasi të keni kryer marrëdhënie, nuk e parandalon shtatzëninë.

Kjo sepse sperma është shumë e qëndrueshme dhe mund të mbijetoj për ditë të tëra në sistemin riprodhues të femrës.

Uji nuk është lubrifikues dhe vetëm i bën gjërat më të këqija…

Uji nuk është i dëmshëm gjatë seksit, mirëpo nuk është lubrifikues dhe zakonisht e largon lubrifikimin natyral të njerëzve.

Si rezultat i kësaj, disa njerëz provojnë që të zëvendësojnë lubrifikuesin natyral me gjëra si sapuni apo me shampo, por Boyle thotë se kjo shkakton acarim në vulvë dhe vagjinë.

Boyle ka shtuar se vagjina mund të pësoj prerje apo çarje nga penetrimi pa lubrifikues, e kjo sjell shumë infeksione tjera.

Rrëzimi nuk është e vetmja mënyrë si mund të lëndohesh

Zakonisht, gjatë seksit në dush njerëzit janë të detyruar të bëjnë seks duke qëndruar në këmbë dhe kjo bën që të rrëshqitni dhe të rrëzoheni.

Mirëpo, veç kësaj, mundësitë janë të mëdha që penisi i mashkullit të lakohet në një kënd të çuditshëm dhe rritet rreziku që penisi të thyhet.

Mund të merrni sëmundje seksualisht të transmetueshme

“Seksi në dush nuk ju mbron nga transmisioni i gonorresë, klamidisë, herpesit, kondilomës, HIV-it, apo sëmundjeve tjera. Në fakt, me mundësinë e acarimit të vulvës dhe penisit gjatë seksit në dush, lëkura mund të bëhet më e papjekur dhe acaruar, gjë që e rrit rrezikun e transmetimit të disa sëmundjeve”, thotë Boyle.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI