Flash

Pse duhet të bëni seks sonte/ Këto janë pesë arsyet...

Lapsi.al 25 April 2016
Pse duhet të bëni seks sonte/ Këto janë pesë arsyet...

Seksi sjell shumë përfitime shëndetësore, mirëpo shumicën nga to nuk i keni ditur.

 

Shëron pagjumësinë

Doktorët kanë treguar se seksi para gjumi mund të jetë ilaçi i shërimit të pagjumësisë, pasi që trupi në mënyrë natyrale liron endorfine të cilat e shkelmojnë stresin dhe ndihmojnë të flini‌ më mirë.

Gjithashtu, oksitoksina, që është hormon i lirimit të stresit, lirohet gjatë marrëdhënieve seksuale dhe ndihmon për një gjumë të mirë.

Endorfinet e lartpërmendura janë forca prapa gjendjeve natyrale euforike, të cilat bëjnë që të ndjeheni më pak të stresuar dhe të mendoni më mirë për vetën pas seksit.

Seksi ndihmon edhe me shqetësimin, pasi që seksi me partnerin e zvogëlon shtypjen e gjakut.

 

Zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër

Meshkujt që bëjnë seks dy herë në javë kanë 45% mundësi më pak të zhvillojnë sëmundje të zemrës, thotë një hulumtim i cili i ka studiuar 1,000 meshkuj.

Pavarësisht se i njëjti studim nuk është kryer te femrat, ushtrimet gjatë seksit bëjnë që të ulni shtypjen e gjakut dhe t’i mbani nivelet e estrogjenit në balancë.

 

Parandalon dhimbjet e kokës

Para se të përdorni ndonjë hap për dhimbje të kokës dhe të flini, është mirë të dini se orgazmat mund t’i bllokojnë të gjitha llojet e dhimbjeve të kokës.

Rreth 60% e personave të diagnostikuar me migrenë kanë treguar se janë ndjerë më mirë gjatë marrëdhënies seksuale.

Nëse veç nuk keni partner për të bërë seks, edhe stimulimi me dorë kryen punë.

 

Forcon sistemin e imunitetit

Njerëzit që bëjnë seks rregullisht kanë 30% më shumë antitrupa që i bllokojnë viruset e ndryshme.

Gjithashtu, seksi i zvogëlon nivelet e kortizolit dhe e rrit prodhimin e limfociteve, që janë integrale në sistemin e imunitetit.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI