Flash

Duket një familje normale, por kjo është një foto horror (FOTO)

Lapsi.al 20 April 2016
Duket një familje normale, por kjo është një foto horror

Në pamje të parë duket se kjo është fotoja e një familjeje normale dhe të lumtur që ka dalë për piknik në fshat, por nuk është kështu.

Me sy të lirë shihen prindërit që pozojnë me vajzën e tyre dhe qenin e familjes.

Ai që ka një shqetësim duket se është babai që sheh poshtë pasi vëren diçka te këmbët.

Shikoni dorën e nënës dhe do të kuptoni arsyen pse bashkëshorti i saj është i shqetësuar.

Pikërisht në atë moment një gjarpër po e sulmon gruan te dora.

Fotoja po përhapet me shpejtësi në rrjet dhe origjina e saj për momentin është e paqartë.

Ajo u postua në rrjetin social Reddit nga një person që thotë se është mik i kësaj familjeje.

Ky person shkruan se gjarpri kafshoi dhe qenin që ngrodhi menjëherë.

“Për fat të mirë, gruaja u dërgua në spital dhe shpëtoi”, - thotë ai ndërsa nënvizon se shpëtoi nga pickimet vajza e vogël që për të mund të ishte fatale. /lapsi.al/

Family photo captures moment of fatal snake attack

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI