Marcel Proust edhe mund të mos e kesh dëgjuar ndonjëherë. Dhe kjo ndodh po të mos kesh patur të bësh me librat e letërsinë. Në të tilla kushte është krejt e natyrshme të mos të të interesojë se çfarë ka qenë e ç'vepër ka lënë. Por nëse je student i letërsisë, s'ka justifikim! Sepse nëse nuk e di të paktën që ai ka qenë autor francez, do të tallen të gjithë me ty. Kështu po ndodh me një student të pedagogut Agron Tufës. Ai ka publikuar shkrimin e një studenti mbi Proust -in, për të cilin shkruan me bindje se është rus dhe veçon faktin se ka marrë pjesë në varrimin e Lev Tolstoi-t. "Për të qarë apo për të qeshur", pyet Tufa. /Lapsi.al