Flash

VIDEO/ Zbulohet kënga popullore myzeqare për Komisar Katanin

Lapsi.al 25 January 2016
VIDEO/ Zbulohet kënga popullore myzeqare për Komisar Katanin

Furia e prodhimit muzikor ndër shqiptarë vitet e fundit më gjithëfarë grupesh e këngëtarësh, ka nxjerrë dhe perla të atilla të cilat o të bëjnë të shkulësh flokët nga marrazi, o të mbash barkun nga të qeshurat. Dhe një prej tyre është kënga për Komisar Katanin, personazhin e famshëm të Oktapod-it të fundviteve 90-të, pjesë e repertorit të një grupi të quajtur Dasma Myzeqare. Pra, nga Myzeqeja, një grup muzike dasmash i këndon Komisar Katanit, heroizmit të tij antimafia! Pastaj, teksti është më shumë se katastrofal:

Në një dhomë të vogël rrinin 40 vetë

Në krye të tyre komisari vetë

Komisar, komisar, komisar Katani

Zhduke, zhduke, mafien italiane…

Po s`e  zhduka mafian italiane

Mos më thënçin komisar Katani….

Por pjesëtarët e grupit nuk duhen nënçmuar, edhe pse produkti i tyre artistik duket kaq torrollak. Ata duhen kontaktuar, që prej tyre të zbërthehet misteri i mundimshëm se si kanë arritur deri tek ky subjekt kënge? Kush ka qenë ngacmimi fillestar? Si kanë mundur t’i sajojnë vargje të tilla?

Si mundet pra që figura e komisarit të famshëm, kauza e tij gati mbinjerëzore për t’i dhënë dërrmën mafias, të ketë qenë një gurrë kaq frymëzuese për këta shpirtëra burrash myzeqarë?

Ka dhe një mister tjetër që duhet zgjidhur: a është kjo këngë dhe në repertorin e dasmave, pra a luhet dhe nëpër zijafete?!

Nëse po, kjo ja kalon precedentit të këngës së Ali Pashait që është bërë aq e preferueshme në dasmat e jugut, ku teksa intepretohen vargjet plot horror “koka në Stamboll, trupi në Janinë…”, me dhjetra dasmorë hedhin këmbët në valle nën një ndjenjë të parrëfyer ngazëllimi…./tesheshi.com/

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI