Ai mund të ketë krijuar hijen e një kryebashkiaku të rreptë me qytetarët e tij, por me sa duket, dikush e injoron Erion Veliajn! Thirrjet e kërcënimet me gjoba për të mbajtur urinën e mos ndotur Tiranën, për këtë efektiv të rrugores duken të papërfillshme. Duhet të ketë qenë në siklet të madh polici, përderisa në mes të ditës, në krye të detyrës, hapi krahun për të mbaruar punë si zotni, tek koshi!