Flash

Gjashtë gjërat që duhet të bësh, nëse do të njohësh partnerin ideal

Lapsi.al 20 January 2016
Gjashtë gjërat që duhet të bësh, nëse do të

Është fillimvit dhe je akoma ‘single’? Mos u shqetëso. Ke shumë shokë. Nuk është edhe aq keq. Në fakt, është një shans i ri për të gjithë njerëzit e lirë të njohin njerëz të rinj.

Kjo është koha perfekte për të bërë ndryshime reale në jetë dhe moment për të reflektuar nëse do vërtet që gjatë këtij viti të njohësh njeriun special. Nëse po kërkon një marrëdhënie të shëndoshë dhe një partner serioz, këtu janë gjashtë këshilla që duhet të bësh këtë vit.

1. Qesh dhe inkurajoje veten për gjithçka. Është shumë e thjeshtë.

2. Jepu kohën e mjaftueshme takimeve dhe djalit me të cilin po del jepi një shans real. Mos i konsidero takimet si një ndalesë e shpejtë (edhe nëse e ke takuar atë në këtë mënyrë). Lëri interesat e ditës mënjanë dhe vepro më shumë me kimi.

3. Harroje tipin tënd. Është koha për të lënë mënjanë listën e pretendimeve dhe të jetosh pak më shumë për veten. Nëse refuzon, referoju këshillës #2.

4. Duhet të dish çfarë kërkon. Kjo pikë është shumë e rëndësishme, sepse do të të ndihmojë të gjesh atë që kërkon. Kaq e thjeshtë.

5. Mos krahaso raste (nëpër shokë e miq) për të parë që gjërat mund të shkojnë “edhe më mirë”. Mjaft me justifikime për marrëdhënien e pashëndetshme dhe fillo bëj pjesën tënde.

6. Tako më shumë se një person, pse jo edhe online. Por mos i përdor njohjet online për një kohë të gjatë, sepse duhet të kalosh më shumë kohë me takime të vërteta dhe njohje të reja

 

Të këshilluara

18 janari, dita më depresive e vitit

Studimet e ndryshme thonë se kjo ditë është konsideruar e tillë,pasi jemi pas Krishtlindjeve, ku financat tona nuk janë aspak n&eu...

10:04

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI