Flash

Doni seks të mirë, hani boronica

Lapsi.al 18 January 2016
Doni seks të mirë, hani boronica

Sipas ekspertëve, të konsumosh një grusht me boronica tre herë në javë, ose të pish disa gota me verë të kuqe gjatë javës, mund të jetë një mënyrë shumë efikase në kurimin e problemeve me ereksionin, po aq sa e famshmja Viagra.

Një studim i ri i realizuar nga Universtiteti i Anglisë Jugore, në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit, ka treguar se këto fruta kanë një efekt shumë të mirë në jetën seksuale, falë disa përbërësve natyrorë, të quajtur ‘flavanodis’ dhe ‘anthycyanins’.

Këto përbërës gjenden gjithashtu dhe në frutat të tjera si, qershitë, manaferrat, dredhëzat, rrushi, por edhe agrumet.

Studimi tregon se pikërisht ‘flavanodis’, mund të ulë me 14 përqind rrezikun për impotencë. Ndërkohë që, kombinimi i një regjimi ushqimor me përmbajte të këtyre frutave dhe i ecjeve ose ushtrimeve, mund të ulë rrezikun e impotencës me 21 përqind.

Për herë të parë studiuesit janë përqendruar në rolin e këtyre përbërësve në jetën seksuale, ndërkohë që është llogaritur se problemet me ereksionin prekin më shumë se gjysmën e burrave në moshë të mesme në botë.

Ajo që theksohet në këtë studim është se meshkujt mund të ulin rrezikun për impotencë, duke konsumuar fruta, që tashmë janë pjesë e përditshme e ushqimit tonë.

Gjithashtu një rëndësi të madhe ky studim ka edhe për faktin se, problemet me ereksionin, janë shpesh barometër i sëmundjeve më të rrezikshme si ato kardio-vaskluare

Të këshilluara

18 janari, dita më depresive e vitit

Studimet e ndryshme thonë se kjo ditë është konsideruar e tillë,pasi jemi pas Krishtlindjeve, ku financat tona nuk janë aspak n&eu...

10:04

Pas sa kohesh zbehet qefi per seks?

Niveli i kënaqësisë seksuale tek çiftet fillon të bjere menjëherë pas një viti së bashku. Hulumtuesit në Universitetin Ludwig Maximilian në Mynih testuan kën...

10:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI