Flash

Ditët kur beqarët kërkojnë më së shumti të dashur në internet

Lapsi.al 4 January 2016
Ditët kur beqarët kërkojnë më së shumti të

Faqet e internetit për njohjen me partnerë të mundshëm si Plenty of Fish dhe Match.com, kanë vënë re një numër të madh të përdoruesve të këtyre rrjeteve sociale ditën e parë pas pushimeve të festave.

Me të kaluar festat e fundvitit, beqarët kyçen në internet, për të gjetur një të dashur, për një lidhje të mundshme.

Ueb-faqja për gjetjen e të dashurve, Match.com, ka zbuluar se katër janari, është aq e frekuentuar me beqar, sa që mund të krahasohet me “të premten e zezë”.

Kjo vjen pas një periudhe pushimi dhe dëshirës për të qenë në një lidhje, pikërisht në ditën kur i kthehen punës, transmeton Telegrafi.

Mungesa e të dashurit/ës gjatë festave, kur të gjithë kanë afër dikë, bën që të gjithë të kërkojnë që tani, në mënyrë që në festën që vjen në fund të vitit, mos të jetë vetëm.

Match.com pret që 75 për qind më shumë beqar, do të hynë këtë vit, që të kërkojnë “pjesën që ju mungon”.

Edhe faqja tjetër e internetit Plenty of Fish, është një shërbim për takime online falas ku marrin pjesë aktivisht çdo ditë 3 milion njerëz. Ekspertët presin që numri i përdoruesve në këtë ditë, të rritet me 24%.

Shannon Smith menaxherja e komunikimit dhe marrëdhënies me publikun në Plenty of Fish tha se ky vit do jetë shpresëdhënës për beqarët. Përdoruesit që e përdorin gjatë javës dy herë më shpejt se në kushte të tjera.

Jo vetëm këto të dyja, por shumë faqe të tjera gjithashtu numërojnë një numër më të lartë të përdorimit në këtë ditë edhe në vitet e mëparshme

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI