Flash

Umberto Eco: Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve

Lapsi.al 3 January 2016
Umberto Eco: Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës

"Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve”. Janë fjalët e Umberto Eco që sulmon në këtë mënyrë internetin në ceremoninë e dhënies së diplomës së tij honoris causa në Universitetin e Torinos për merita në çështje të komunikimit, kulturës dhe medias.

“Më përpara ata flisnin vetëm në bare pas një gote me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim nga budallenjtë”, citon lapsi.al.

Për Eco, interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon “budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës”. Struktura e internetit sipas Eco favorizon përhapjen e atyre që propagandojnë budallallëqe. Në këtë pikë sipas tij, roli i gazetave është shumë i rëndësishëm sepse “duhet të filtrojë me ekipe specialistësh informacionet që vijnë nga interneti sepse askush nga ne nuk është i aftë të kuptojë sot nëse një informacion është i besueshëm apo jo”. Për të bërë këtë sipas tij “gazetat duhet tu dedikojnë të paktën 2 faqe analizave dhe kritikave mbi faqet online, njëlloj si mësuesve u duhet tu mësojnë nxënesve si të përdorin të dhënat për të ndërtuar një çështje”.

Para studentëve ai tha se ishte hera e dytë që vinte në këtë universitet, pasi në vitin 1954 ishte laureuar në filozofi. “Do të doja të isha laureuar në fizikën bërthamore ose në matematikë” – tha me shaka Umberto Eco. ©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI