Ka bërë një urim ndryshe deputeti më i veçantë i parlamentit shqiptar. Eduard Ndocaj ose ai që të gjithë tani e njohin si “kaubojsi” ka postuar një kartolinë ku shkruan “Je suis Lu! Me rastin e Vitit të Ri, të gjithë shqiptarëve kudo që janë ju uroj: Gëzuar Vitin e Ri 2016! Ai thotë se kjo kartolinë është shpresa e vetme që ligji të sundojë në këtë vend si në çdo vend të Botës Demokratike dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, edhe ne politikanët! Kjo kartolinë është simboli i shpresës së shqiptarëve, sepse pa reformën në Drejtësi nuk ka as drejtësi, as shpresë, as demokraci, as progres, as barazi e as integrim! Ne shqiptarët meritojmë më shumë dhe duhet të punojmë së bashku për më shumë! Edhe këtë herë SHBA i kemi në anën tonë, në anën e lirisë, demokracisë, shpresës e të ardhmes! Je suis Lu! Gëzuar Vitin e Ri 2016!” –shkruan Ndocaj.
