Flash

Pse sot unë jam një mysliman!

Lapsi.al 11 December 2015
Pse sot unë jam një mysliman!

Një replikë me Donald Trump. / Pasojat e retorikës së tij (Donald Trup -it, kandidatit për president në radhët e republikanëve në SHBA) e kanë helmuar tashmë atmosferën. Myslimanët e amerikës janë më të frikësuar dhe do të izolohen më shumë. Komuniteti në tërësi do i njohë më pak dhe do t’u besojë më pak. Do të nisë një spirale segregimi. Tragjedia është se, ndryshe nga sa ndodh në Europë, myslimanët në SHBA janë të mirëasimiluar. Më kujtohet një bisedë me një imigrant maroken në Norvegji, vitin e kaluar, i cili kishte një vëlla në Nju Jork. E pyeta se ku dallonin eksperiencat e tyre. Ai mu përgjigj: “Këtu, unë do të jem gjithmonë mysliman, ose maroken, por im vëlla është tashmë amerikan”

Nga Fareed Zakaria

Unë e shoh veten time pikësëpari si amerikan. Jam krenar për atë identitet, për arsye se, si imigrant, e kam përftuar përmes bindjes së thellë dhe punës së madhe, dhe jo thjeshtë pse kam lindur këtu. E mendoj gjithashtu veten si bashkëshort, baba, indian, gazetar, njujorkez dhe (në ditët e mia) si intelektual. Por në klimën e sotme politike, më duhet të përqafoj një tjetër identitet. Unë jam mysliman.

Nuk jam një mysliman praktikues. Hera e fundit që shkova në një xhami, përveç se si turist, ka qenë disa dekada më parë. Bashkëshortja ime është e krishterë dhe ne nuk ikemi rritur fëmijët tanë si myslimanë. Pikëpamjet e mia për fenë janë të ndërlikuara – diku mes deizmit dhe agnosticizmit. Në pikëpamje të përgjithshme jam krejt laik. Por, teksa shoh mënyrën se si kandidatët republikanë po përçajnë amerikanët, e kuptoj se është e rëndësishme të pranoj fenë me të cilën jam lindur.

E megjithatë, ai identitet nuk më përfaqëson tërësisht mua, apo pikëpamjet e mia. Jam i tmerruar prej fanatizmit dhe demagogjisë së Donald Trumpit, jo sepse jam mysliman, por sepse jam amerikan.

Në ditarët e tij në vitet 1930, Victor Klempereri përshkruan se si ai, një laik, një hebre gjerman tërësisht i asimiluar, e përçmonte Hitlerin. Por ai përpiqej t’i bindte njerëzit se këtë e bënte si gjerman; se ishte identiteti i tij gjerman që e shihte nazizmin si farsë. E megjithatë, në fund, ai shihej vetëm si hebre.

Ky është rreziku i vërtetë i retorikës së Donald Trumpit: I detyron të izolohen njerëzit që duan të asimilohen, që e shohin veten me disa identitete. Pasojat e retorikës së tij e kanë helmuar tashmë atmosferën. Myslimanët e amerikës janë më të frikësuar dhe do të izolohen më shumë. Komuniteti në tërësi do i njohë më pak dhe do t’u besojë më pak. Do të nisë një spirale segregimi.

Tragjedia është se, ndryshe nga sa ndodh në Europë, myslimanët në SHBA janë të mirëasimiluar. Më kujtohet një bisedë me një imigrant maroken në Norvegji, vitin e kaluar, i cili kishte një vëlla në Nju Jork. E pyeta se ku dallonin eksperiencat e tyre. Ai mu përgjigj: “Këtu, unë do të jem gjithmonë mysliman, ose maroken, por im vëlla është tashmë amerikan”.

Në një ese të botuar në Foreign Affairs, shkrimtari britanik Kenan Malik shkruan se në Francë, në vitet ’60 dhe ’70, myslimanët nga Afrika e Veriut nuk shiheshin si, apo nuk thirreshin myslimanë. Ata përshkruheshini si afrikano-veriorë apo Arabë. Por kjo gjë ndryshoi në dekadat e fundit. Ai citon një regjisor që ka thënë: “Çfarë i bashkon, në Francën e sotme, punonjësn algjerian besimtar që ka dalë në pension, regjisorin franko-mauritanez laik që jam unë, punonjësin sufit të bankës nga Mantes-la-jolie, punonjësin social nga Burgundy që është konvertuar në Islam, dhe infermierin agnostik që nuk ka vënë kurrë këmbë në shtëpinë e gjyshërve të tij në Oujda?”. Përgjigja e tij: “Ne jetojmë në një shoqëri që mendon për ne si Myslimanë”.

Kur fillon të etiketosh një popull të tërë, përmes tipareve si raca dhe feja, dhe më pas e sheh gjithë grupin si të dyshuar, do të krijohen tensione. Në një artikull shumë domethënës mbi ushtarët myslimanë amerikanë, “The post” intervistoi marinsin Emir Haxhiç, një refugjat nga Bosnja, i cili shpjegonte se si lufta brutale civile mes komuniteteve fetare nisi në Ballkan, në vitet 1990. “Kjo është më e frikshmja në lidhje me gjërat që po thotë Trumpi”, tha Haxhiç. “Unë e di se çfarë ndodh kur fillon të nxitësh mosbesimin mes fqinjëve dhe miqve të tu… I kam parë t’i kundërvihen njëri-tjetrit”.

Unë mbetem optimist. Trumpi e ka zënë në befasi vendin. Njerëzit nuk dinë si t’u përgjigjen propozimeve të paqartë dhe jofunksionues (“Duhet të bëjmë diçka!”), statistikave të pasinqerta, insinuatave të errëta për komplote (‘Ka diçka që ne nuk e dimë”, thotë ai për presidentin Obama) si dhe apelit ndaj paragjykimeve të njerëzve.

Por nuk jetojmë në vitet 1930. Njerëzit nga të gjithë anët e spektrit po e dënojnë Trumpin – ndonëse ka disa mbështetës mes kandidatëve republikanë. Amerika nuk do të qëndrojë e tmerruar. Edhe pas San Bernardinos, numri i amerikanëve të vrarë prej terrorizmit në tokë amerikane 14 vjet pas 11 shtatorit është 45 – mesatarisht tre vetë në vit. Numri i atyre që janë vrarë në përplasje me armë vetëm këtë vit do të jetë 11000.

Në fund, SHBA do të refuzojë këtë frikëndjellje dhe demagoxhi, ashtu siç ka bërë në të kaluarën. Por ne po kalojmë një test të rëndësishëm karakteri, politik dhe moral. Shpresoj që, pas disa dekadash, njerëzit do të kthejnë kokën pas dhe do të thonë: “Çfarë bëre ti, kur Donald Trumpi propozoi teste të fesë në Amerikë?” / Bota.al

 

Të këshilluara

Po fillon kohë interesante

Nga Arlind Qorri/ Të ngrohet zemra kur sheh aq shumë njerëz kundra qeverisë. Në një vend si yni, me këtë histori qeveris...

18:26

Shoku Enver na mori malli!*

Nga John Baine Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punë...

10:44

Shqipëria është në luftë

Nga Halil Matoshi Deklarata e Presidentit francez, François Hollande, se barbaria e “Shtetit Islamik” në Paris është nj...

15:26

Kosova, “poligon” i ISIS-it

Nga Arbana Xharra Është krejt e natyrshme që pas pamjeve të tmerrshme të sulmeve në Paris, qytetarët e Kosovës, sht...

16:03

Demokracia e vezëve

Unë nuk e di se cilët janë studentët dhe studentet që qëlluan me vezë kryeministrin. Nuk i njoh, se nuk mund t'i n...

09:14

Masat, Kombëtarja dhe Pushteti

Fitorja e kombëtares kundër Armenisë solli një entuziazëm të madh të shqiptarëve të cilët u derdhën n&eum...

09:11

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI