Flash

Miliarderi i akuzuar për përdhunim: U rrëzova dhe pa dashje penetrova

Lapsi.al 11 December 2015
Miliarderi i akuzuar për përdhunim: U rrëzova dhe pa dashje

Një miliarder britanik i akuzuar për përdhunim ka vendosur të përdorë hipotezat e një incidenti për të shpjeguar ajo që i ka ndodhur me një 18-vjecare. “Nuk e kam përdhunuar. U rrëzova dhe gabimisht penetrova”.

Ehsan Abdulaziz, pronar i pasurive të paluajtshme, 46 vjeç në gusht vitit 2014 kishte dalë në një nga lokalet e natës ku kishte takuar një miken e tij të shoqëruar me një vajzë tjetër. Pasi kishin mirë një numër të konsiderueshëm kokteilesh ai u kishte ofruar t’i shoqëronte me makinën e tij “Aston Martin” në shtëpinë e tij. Aty, sipas Abdulaziz, mikja e tij kishte shkuar të flinte në një nga dhomat ndërsa shoqja e saj e kishte shoqëruar në dhomën e gjumit.

Nga ky moment e prapa, versionet e dy palëve janë të ndryshme. Viktima pretendon se është zgjuar në mes të natës ndërsa ka parë se ai po përpiqet të penetronte kundër vullnetit të saj. Në atë moment ajo thotë se është shokuar dhe ka thirrur miken e saj që ka njoftuar policinë.

Abdulaziz, në krahun tjetër e ka ndryshuar shpesh versionin e fakteve që kanë ndodhur atë natë. Sipas “Huffington Post” në fillim ai ka thënë se vajza e ka tërhequr nga vetja, por ka mbajtur duart në mes të këmbëve. Por nga analizat del se vajza kishte gjurme sperme brenda saj ndaj ai u morr sërish në pyetje. Këtë herë ka thënë se ai u rrëzua dhe gabimisht ndodhi penetrimi. “Vajza i vuri duart e mia mbi vaginën e saj. Unë u rrëzova mbi të dhe gabimisht penisi im hyri brenda”.

Procesi ka zgjuar një interes të veçantë në Southwark Crown Court dhe falë fantazive të miliarderit po ndiqet nga i gjithë shtypi britanik./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI