Flash

Çfarë i ndodh femrës kur përqafohet nga mashkulli?

Lapsi.al 10 December 2015
Çfarë i ndodh femrës kur përqafohet nga mashkulli?

E po, në duart e tij – është ngrohtë, këndshëm, qetë. Janë këto çaste për të cilat femra ka shumë nevojë.

“Kur mashkulli qetë i ofrohet pas shpine, dhe e përqafon femrën, ai me duart e veta ia mbyll rrethin. Rrethin e saj dhe të vetin. Rrethin e butësisë, ngrohtësisë... mirëkuptimit, mbrojtjes.

 

Dhe mu në qendrën e këtij rrethi të gjallë, ai e vendos femrën. Dhe vetvetiu në mënyrë të pavetëdijshme tregon që tani ajo është qendra e gjithësisë së tij.

 

Mashkulli e përqafon femrën në qetësi. Hesht edhe femra. Ajo ndihet sesi ngrohtësia del nga këto duar të ngrohta dhe të heshtura.

 

Kur mashkulli përqafon femrën, asaj në çast i rriten krahët. Në atë rreth ajo është e qetë. E heshtur.

 

Ajo, sikur sheqeri, shkrihet nga kjo butësi e heshtur. Cila është ajo tashti, e cila qëndron në qendër të rrethit të tij të gjallë? Çfarë ndien femra në këtë moment?

 

Gruaja apo e dashura? E dashura, apo ajo e cila dashuron. Heshtja... me batanije të lehtë mbulon krahët e saj... dhe fsheh nga mashkulli mendimet e veta... apo nuk i fsheh më? Sepse ajo tani është e përqafuar, e mbrojtur nga bota e jashtme, e cila është aq e ftohtë dhe e vrazhdë.

 

E po, këtu, në duart e tij - është ngrohtë, por edhe këndshëm, qetë. Këto janë momentet për të cilat ka nevojë më së shumti femra – pret dhe shpreson.

 

Shpesh përqafojeni femrën! Çojeni në qendër të rrethit tuaj! Ngrijeni gjithmonë me dridhjet tuaja të dhembshme dhe të ndjenjave të butësisë!

 

Thjesht, dashurojeni! Ajo ka nevojë për këtë. Po ashtu siç keni nevojë edhe ju...”

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI