Flash

Sa i vërtetë është ky mit për vaginën?

Lapsi.al 28 November 2015
Sa i vërtetë është ky mit për vaginën?

Ekziston një besim se, nëse kalon njëfarë kohe pa kryer marrëdhënie, ajo ngushtohet. Por, ekspertët tregojnë si qëndron e vërteta.

Ka disa të vërteta universale që të gjithë i dinë dhe që i rezistojnë kohës, përshembull, që djathi shkon shumë me domatet. Apo se piastra t’i djeg flokët. Por është një nga ato legjendat urbane, që nuk është aspak e vërtetë; ka të bëjë me vaginën.

 

‘Rëndom thuhet se femrat që kryejnë më pak marrëdhënie seksuale, e kanë më të ngushtë organin gjenital. Por kjo është tërësisht e gabuar’, thotë specialistja e shëndetit të femrave, Jennifer Wider. Thënë kjo, janë vetëm dy herët gjatë jetës në të cilat vagina ndryshon vërtet formë. E para, pas lindjes së fëmijës.

 

‘Studimet kanë treguar se muskujve vaginalë mund t’u duhet deri në 6 muaj për t’u kthyer në formën dhe përmasën e mëparshme’, thotë Wider, ‘E megjithatë, kthehen’.

 

‘Rasti i dytë është ndryshimi që vagina pëson me kalimin e moshës. Me kalimin e viteve, niveli i hormoneve tek femrat bie, çka ndikon që muret vaginalë të hollohen dhe të humbasin elasticitetin, ndaj edhe muskujt bëhen më të flashkët’, thotë Wider, shkruan Anabel. ‘E mira është se ka disa ushtrime për muskujt vaginalë, pavarësisht moshës’.

 

E si përfundim, nëse gjatë marrëdhënieve ndjeni se vagina juaj është e ngushtë, nuk ka të bëjë me shpeshtësinë e seksit, apo me faktin se mund të keni ca kohë pa qenë me dikë.

 

“Kjo ndodh për shkak se ju duhet më shumë kohë për të ardhur në qejf, ndaj duhet t’i kërkoni partnerit që t’i kushtoni pak më shumë kohë lojërave paraprake”

Të këshilluara

4 arsye pse duhet të qani

Ju mpreh fokusin E qara mund të konsiderohet si një reagim emocional, që mund t’ju ndihmojë ti vini gjërat në perspektiv&eu...

17:20

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI