Përse kryeministri Rama e ka kaq me qejf të bëjë punën e një kamerieri? E kemi parë shpesh ta bëjë një gjë tëtillë në raste ceremonish dhe më së shumti në fushatë elektorale. Rasti i fundit ishte në ceremoninë për dhënien e titullit “Honoris Causa” trajnerit Xhani de Biazi. Kjo foto e postuar prej tij në rrjetet sociale ka bërë disa ta pyesin: “Përse nuk duhet të tregohesh kaq xhentil kur rrit taksat dhe ngre nivelin e gjobave?”