Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Intervista e Ramës në Fox Business/ Më në fund flet si lider botëror

Lapsi.al 2 October 2015
Intervista e Ramës në Fox Business/ Më në fund flet si lider

Kryeministri serb Vucic ia kishte thënë ndoshta me ironi se ai ishte lider botëror. Por nuk ka vonuar shumë nga samiti i Vjenës dhe Ramë i është dhënë mundësia të flasë për çështje globale. Në një intervistë për Fox Business ai u pyet se çfarë mendonte për luftën në Siri, për marrëdhëniet SHBA – Rusi, për Asadin apo edhe për Putin. Ndiqeni të plotë intervistën.

-Kryeministri i Shqipërisë na ka nderuar me praninë e tij. Mirëserdhët zoti Kryeministër. 

Faleminderit.

 

-Çfarë situate!

Po, nuk është e lehtë dhe do duhet kohë, por besoj fort se Presidenti Obama kishte të drejtë kur tha se përveçse zgjidhjeve ushtarake kemi nevojë edhe për përpjekje të përbashkëta, duke përfshirë gjithashtu Rusinë dhe Iranin.

 

-Rusia është duke goditur ato që ajo thotë se janë pozicionet e ISIS. E besoni këtë?

Kjo është diçka që duhet qartësuar, por besoj se këto lloj përplasjesh në situata të tilla nuk është se përbejnë surprizë, përsa kohë nuk ka një veprim të koordinuar.

 

-Ju e dini se Presidenti u takua me Vladimir Putinin vetëm disa ditë përpara. Mendoni se Vladimir Putin kishte ndërmend të bënte diçka të tillë atëherë?

Nuk mund të them se çfarë i tha Putini Presidentit, por besoj fort që Presidenti ka të drejtë kur thotë se duhet një veprim i koordinuar, sepse duket që pasojat janë shumë të rënda. Flukset e refugjatëve kanë shumë për të thënë rreth faktit se një radikalizim i mëtejshëm mund të godasë kudo dhe këdo.   

 

-Albright tha se në një farë mënyre, ne u kapëm në befasi dhe se duhet të kishim vepruar dhe të kishim marrë pozicionet tona, duhet të ishim bashkuar më herët. Dhe tani kemi këtë situatë.

Ndoshta ka të drejtë, por ajo që u bë, u bë. Tani duhet të veprohet menjëherë dhe të koordinohen përpjekjet.

 

-Nuk ju duket e çuditshme që është e mundur, nëse nuk ka ndodhur ende, që avionët ushtarakë amerikanë dhe ata rusë që operojnë sipër të njëjtës zonë godasin grupe të ndryshme. SHBA-të thonë se grupet që rusët po godasin nuk janë të ISIS-it, se nuk janë duke goditur ISIS-in, ata janë grupe rebelësh që ne i mirëkuptojmë dhe që duam të përmbysin TARP-in (Regjimi i Bashar Al-Assadit).

Kjo nuk mund të jetë diçka e mirë, por në të njëjtën kohë nuk është mirë as që të thellohemi në spekulime dhe parashikime që mund të mos jenë të drejta.

 

-I besoni Assad-it?

Askush që ka një farë arsyeje nuk i beson Assad-it.

 

-Por Putin e beson. Thotë që ai është një udhëheqës i ligjshëm.

Ky është problemi me Vladimir Putinin dhe Rusinë e Putinit. Por unë përsëri besoj fort se dhe kjo mund të kalohet duke bashkuar forcat. Presidenti Obama kishte të drejtë kur tha se Rusia dhe Irani mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në lidhje me këtë.

 

-Shumë kritikë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë shumë dhe prej republikanëve që kandidojnë për të marrë postin e tij, kanë thënë se ai e ka menaxhuar tmerrësisht keq këtë situatë.

Po, sepse duan të marrin postin e tij, por unë mendoj se ai është duke bërë gjënë e duhur për të mbrojtur brezat e ardhshëm.

 

-Por ato gjëra që thuhen nuk ju shqetësojnë?

Jo, unë kam shumë besim se bisedimet dhe marrëveshja me Iranin kanë qenë gjeja e duhur për SHBA-të dhe për boten.

 

-Në Siri, para disa vitesh, ai vizatoi një vizë në rërë. Mendoni se është penduar për atë koment sot?

Duhet të pyesni atë.

 

-Po unë po ju pyes juve?

Nuk mund të komentoj rreth kësaj, por besoj fort se, përveç përpjekjeve ushtarake dhe gjithë betejave në fushë, të gjithë ne kemi një betejë paralele shumë të rëndësishme për të fituar, që është të fitojmë mendjet dhe zemrat e brezave të rinj në të gjithë botën. Dhe në lidhje me këtë, unë besoj se Barack Obama është një pikë shumë e rëndësishme referimi.

-Shumë faleminderit, zoti Kryeministër

 

Të këshilluara

Flamur Noka korrigjon Ilir Metën

Ish –Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, bëri një ndërhyrje të pazakontë për sjelljen e tij në parlament. Ai u ngri...

11:00

Ana tjetër e policisë (foto)

Me ardhjen në pushtet të koalicionit të majtë në pushtet policia e shtetit ndryshoi shumë gjëra porsa i përket paraqitje...

20:44

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI