Flash

Këta lloj meshkujsh nuk i durojnë dot femrat

Lapsi.al 4 October 2015
Këta lloj meshkujsh nuk i durojnë dot femrat

Kohët e fundit vajzat kanë analizuar sjelljet e djemve dhe kanë arritur në disa konkluzione mjaft të rëndësishme. Disa djem janë me të vërtetë mjaft të bezdisshëm. Pa shumë detaje, 5 tipat e djemve me të cilët nuk e shtyje dot, janë:

Një xheloz patetik
Një masë xhelozie është gjithmonë diçka e bukur. Por kur partneri fillon të kërkojë të ndryshosh stilin e veshjes, mënyrën si vepron apo të kontrollojë takimet, ka diçka tjetër. Nëse ai urren të gjithë miqtë e tu meshkuj, kolegët apo nëse bëhet keq kur del me dikë tjetër veç tij, atëherë bëj kujdes. Jo vetëm që është një njeri i bezdisshëm, por xhelozia e tij mund të të shkatërrojë.

Ai që mendon se ish të dashurat kanë qenë “të çmendura”
Sa herë të qëllon të pyesësh për diçka, përgjigjja e tij është: “Ish e dashura ime…”. Ky është tipi i mashkullit me të cilin nuk mund ta shtysh për një kohë të gjatë edhe për shkak se ende vazhdon të mendojë dhe të të krahasojë me ish-et e veta, të cilat kanë qenë “të çmendura”.

Ai që nuk të pyet asnjëherë për veten
Ke qenë në ndonjë takim, në të cilin partneri flet gjatë gjithë kohës dhe nuk të lë hapësira? Aq sa nga fundi, bëhet mjaft i lodhshëm. Ai nuk di të të bëjë asnjëherë pyetje për veten, mjafton që flet gjithë kohën duke menduar se veshët e tu janë më të mirët për ta dëgjuar. Ku lloj tipi është ai që nuk e zgjeron mirësjelljen përtej vetes. Një njeri i tillë nuk është në gjendje ta menaxhojë kohën për ty dhe për vete. Kjo është e kuptueshme.

Bën shumë shaka me seks
Ai nuk e di akoma që shprehja “Kështu tha ai/ajo..." prej kohësh nuk është më në modë. Dikush që përpiqet të duket interesant duke bërë shumë shaka me seks, me siguri lë për të dëshiruar në opinionin tënd, edhe për shkak se nuk e vlerëson situatën nisur nga rrethanat, shkrua revista class. Ai ka gjithmonë shembuj dhe batuta që kanë lidhje me seksin, të cilat jo vetëm të vënë shpesh në siklet, por edhe e bëjnë bisedën të pakëndshme.

Ai që di gjithçka
Në gjithçka që thotë “e di”, në fakt nuk di asgjë. Por ka shumë dëshirë të jetë një ndër ata që do të tregojë më shumë se niveli yt. Zakonisht, tipa të tillë e ndiejnë shpesh veten inferiorë para partnereve të tyre, por nuk e pranojnë këtë, pasi nuk i lejon egoja mashkullore. “E di” është një thënie e vjetër, e cila në ditët e sotme krijon bashllëk te meshkujt që e mendojnë veten qendër të universit. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI