Flash

Birra, ilaç për zemrën e femrave

Lapsi.al 29 September 2015
Birra, ilaç për zemrën e femrave

Konsumimi (i moderuar) i birrës, i bën mirë zemrës së grave. Është ky knkluzioni i një kërkimi shkëncor të bërë nga Universiteti i Gothenburgut: sipas studjuesëve, dy kriko në javë e ulin me 30% rrezikun e shqtësimeve të atakut kardiak tek gratë që konsumojnë birrë në krahasim me ato që nuk e konsumojne fare.

Periudha e vëzhgimit ka zgjatur së tepermi: për kërkimin shkëncor janë ndjekur 1500 gra të moshes nga 70 deri në 92 vjeç: studjuesit kanë mundur kështu të analizojnë marrdhënien midis konsumimit të alkolit dhe incidencës së infarkteve, ictusit, kancerit dhe diabetit. Dhe ja rezultatet: 345 zhvilluan kancer, 160 diabet, 162 kane pasur një iktus dhe 185 një atak kardiak.

Për sa I takon rrezikut të kancerit, studjuesit kanë vënë re një lidhjë mes sëmundjes dhe konsumimit pa masë të alkolit. Te këto gra, mundësia e vdekjes nga tumori është 50% më e lartë sesa te gratë që e konsumojnë rralle alkolin. Ndërkohë, për sa I takon shëndetit të zemrës, studjuesit kanë parë se gratë që pinin një ose dy herë në javë, kishin 30% më pak mundësi për të pësuar një atak kardiak në krahasim me ato që e konsumonin pa hesap apo ato që nuk e konsumonin fare. Birra, nëse konsumohet në sasi të moderuar, ushtron një rol mbrojtës për zemrën.

"Studime të mëparshme kanë syugjeruar se alkoli, nëse konsumohet në sasi të moderuar, ka efekte mbrojtëse. Por, deri më tani nuk ishim të sigurt se cilat ishin saktësisht këto benefite. Për studimin tonë kemi krahasuar rezultatet tona me faktorë të tjerë të rrezikshëm për semundjet kardiovaskulare dhe kjo i dha force studimit”, shpjegoi studjuesja Dominique Hange. Por ajo shton: “Nuk mund të përjashtojmë, për shembull, që vera, e konsumuar gjithashtu ne sasi te vogla, të ketë të njëjtat efekte. Pra, të gjitha hipotezat tona, duhet të konfirmohen nga studimet që do të vijojnë”. Ndërkohë, le t’i lejojme vetes një kriko birrë. Pa e ekzagjeruar.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI