Flash

Olta Gixhari zemërthyer, rrëfen të vërtetën e “shfaqjes nudo”

Lapsi.al 7 July 2015
Olta Gixhari zemërthyer, rrëfen të vërtetën e

Ka kaluar më se një javë nga lajmi që mbushi portalet online me tituj të bujshëm, tërhoqi klikime e komente pa fund, u botua në shtypin e shkruar, u shpërnda ngado ku shqiptarët konsumojnë me vëmendjen më të madhe fotot apo lajmet mbi seks simbolin shqiptar të kinematografisë. Por, me sa duket e vërteta është larg. Gjithçka sillet rreth një “loje” të shtirur madje abuzive, ku u përfshi vetë protagonistja Olta Gixhari, e që ka shkaktuar zemërimin e saj. Në një status të pazakontë të postuar në profilin e saj në facebook, aktorja duket e lënduar nga shkrimi i botuar në Panorama, profesionalizmi i gazetares së kësaj gazete dhe mbi të gjitha nga trillimi i koreografit Arian Sukniqi, sipas të cilit “Olta donte të zhvishej nudo në skenë, por nuk e lashë unë.”

Aktorja sensuale, e cila ishte e ftuar speciale në shfaqjen dance-teatër, ku interpetoi 4 minuta energjike, me erotizmin e duhur, në rolin e femrës fatale, për të cilin foli edhe kritika, pretendon se u përdor me dashakeqësi nga regjisori Sukniqi, për t’i bërë më shumë jehonë mediatike premierës së tij.

Është dashur një javë që Olta Gixhari ta përtypë mirë atë që i ndodhi e të gjithë po flisnin, por që me sa duket i cënoi profesionin dhe ndaj vendosi të flasë. Sikurse shkruan aktorja, fjalët e zemrës, janë më të sinqerta dhe pasqyrojnë zhgënjimin e thellë, të cilin nuk do donte ta ndante me gjykatat, por thjesht me publikun dhe ndoshta gazetarët, të cilëve kjo histori mund t'u vlente. Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Olta Gixharit.

“Fjalë Zemre

Gjatë karrierës time si aktore kam lexuar shumë për veten time. Kam lexuar kritika dhe vlerësime. Kam lexuar edhe thashetheme, herë të vërteta e herë gjysëm të vërteta. Asnjëherë nuk jam mërzitur apo lënduar. I kam marrë si pjesë e çmimit që paguan çdokush që është apo kërkon të jetë pjesë e mainstream-it shqiptar. Për këtë arsye kurrë nuk kam bërë rolin e kryeneçes apo inatçores me gazetarët, as kur kanë shkruar me lehtësi për jetën time private. Gjithnjë i kam mirëkuptuar ata në punën e tyre dhe pozicionin tim që shpesh më vendos nën fokusin e tyre. Kam folur sa herë që më janë drejtuar, u jam përgjigjur sa herë më kanë kërkuar, u kam thënë po sa herë më kanë ftuar.
Për herë të parë, rreth një javë më parë, provova zhgënjimin e parë. Krejt papritur. Papritur sepse bënte fjalë për një ngjarje krejt të shpikur, dhe jo ndonjë thasheshem rozë për të cilin edhe toleroj, por për diçka tepër serioze që ka të bëjë me profesionin tim. Papritur sepse lajmi ishte botuar në gazetën “Panorama”, me të cilën kam qenë gjithnjë e hapur të bashkëpunoj. Papritur sepse gazetarja Ani Jaupaj, as kishte marrë mundimin të më kontaktonte më parë. Bëhet fjalë për shfaqjen “Penetrimi i shpirtërave”, një performancë dance- teatër bazuar mbi një tekst të Rita Petros dhe që u vu në skenë nga koreografi A.S. që tentoi të bënte edhe regjisorin. Në atë pjesë, m’u kërkua nga A.S. të luaja edhe unë katër minuta, m’u lut që të isha pjesë e shfaqjes si një suport për jehonën mediatike për të cilën ai kishte nevojë. Pranova si profesioniste, pranova edhe si frymë solidariteti mes kolegësh. Por pikërisht jehona mediatike që ato katër minuta të lojës time i falën kësaj shfaqje, u kthyen papritur kundër meje.
Ndonëse në moshë madhore, koreografi A.S. nuk i bëri dot ballë avujve të kësaj jehone mediatike. Si një shenjtan budalla, ai e përdori emrin tim për të mbajtur gjallë dehjen nga deliri që i shkaktuan artikujt e shtypit dhe kronikat televizive. Dhe në këtë varësi të re, tentoi të shkonte më thellë duke prodhuar një lajm të rremë, një histori të sajuar. Për pak dozë publicitet, shiti në mënyrë të shpifur bashkëpunimin tim. Gazetarja A. Jaupaj botoi tek “Panorama” një shkrim ku citonte A.S., sipas të cilit Olta Gixhari paskësh dashur të zhvishej në një moment të interpretimit të saj, por ky nuk kishte pranuar sepse dëmtohej pjesa. Në fakt në katër minuta mund të bëhen shumë gjëra, mund të ndodhë që një burrë të humbasë edhe burrërinë, por zhveshja ime as në mendjen më të guximshme nuk mundet dot të përfytyrohet për katër minuta. Shkurt, ky A.S. ka stisur një fabul si një injeksion për të mbetur gjallë në tregun artistiko- mediatik. Mirëpo ky aq di dhe aq bën. Problemi mbetet tek ata me të cilët gjithnjë kam patur mirëkuptimin dhe tolerancën më të madhe, me gazetarët, me Ani Jaupajn, me “Panoramën”. Si munden ata t’i servirin si të vërteta deklaratat e një personazhi të tillë? Si mundet të mos më kontaktojnë më parë, por të më vënë përballë faktit të kryer, me një artikull ku me gërma të mëdha shkruhet një e pavërtetë? Si mund të ndihet njeriu pas kësaj?
Këtu nuk bëhet fjalë për lajme të llojit me kë është Olta në plazh, me kë po del, ka nxjerrë apo ka mbuluar të pasmet. Këtu bëhet fjalë për profesionin tim, atë për të cilin jetoj dhe nga i cili arrij të mbijetoj. Prandaj ndihem e lënduar, prandaj po i shkruaj këto radhë, prandaj për herë të parë vendosa të reagoj. Aktrimi është jeta ime dhe jo çdo i papërgjegjshëm mund të luajë me të. Përpara se të ulen për të mbushur rubrikën e radhës, gazetarët të paktën të mendojnë një minutë për pasojat që mund të shkaktojnë. Dhe mua ma kanë shkaktuar një të tillë, kanë bërë që disa, apo qoftë dhe një njeri i vetëm, të ngatërrojë thashethemet me punën time. Sigurisht e kanë bërë nga papërgjegjshmëria dhe jo nga dashakeqësia, por megjithatë tek unë kanë shënjuar një thyerje të madhe.
Në vend të përgënjeshtrimeve, gjykatave e demaskimeve, vendosa të shkruaj këto radhë. Në emër të së vërtetës dhe si shenjë të zhgënjimit tim, që ndoshta i bën edhe të tjerët të mendohen".

Të këshilluara

Elvira Dones del kundër Edi Ramës

Video që Kryeministri shqiptar publikoi një ditë më parë në profilet e tij të rrjeteve sociale, duket se nuk i ka pëlqye...

09:59

Stresi shfaqet në gjyqin e Cozman

U duk si një përkrahje dhe ndoshta sepse këtyre “punëve” ia ka marrë dorën, Arkimed Lushaj, injohur ndryshe si Stresi ...

10:48

Vildane Zeneli shijon një lollipop në gojë

Shfaqja me foto provokuese vazhdon, askush nuk mund ta ndalë modelen kosovare të bëjë çdo gjë për t'u dukur sa më erotike e sensuale. Postimi i rradhës në IG, i...

15:04

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI