Flash

Tuna rikthehet… zjarr

Lapsi.al 18 June 2015
Tuna rikthehet… zjarr

Atëherë kur të gjithë mendonin se e kishte zënë gjumi dhe vera do ta gjente të papërgatitur, Tuna na ka zënë në befasi. Edhe këtë herë, këngëtarja nga Shkupi duket se është mobilizuar totalisht për të goditur në shenjë. Dy ditë na ndajnë nga publikimi i video-s së re, këngë që nga thjesht “zogu”, pritet t’i japë këngëtares një dimension internacional. Lapsi.al mësoi se 30-vjeçarja ka punuar fortë për këtë projekt, i cili është punuar nga producentë të huaj, të njëjtët që kanë prodhuar për artistë më famë si Usher apo Justin Bieber.  

Përgatitja e jashtëzakonshme fizike në palestër dhe fotot me kokë poshtë që ka postuar vazhdimisht në Instagram, duket se e kanë pasur një shpjegim. Tuna ka realizuar një klip tërësisht të ideuar nga ajo vetë, ku shfaqet si artiste cirku, në rrethin e zjarrtë që paralajmëron një projekt të nxehtë vere. Për të mësuar më shumë rreth këtij rikthimi do të duhet të presim deri të shtunën, ku do të dëgjojmë për herë të parë se si tingëllon Tuna në një këngë, e gjitha në anglisht. 

Të këshilluara

Dren Abazi pranë varrit të mikut të tij

Kantautori kosovar Dren Abazi, me sa duket është adhurues i muzikës së grupit The Doors. Në foton që shpërndau për miqtë e tij në 'facebook', Dreni shfaqet pran...

12:16

Flori dhe Elvana pranojnë lidhjen?

Jo, jo. Deri më tani, asnjëri nga ty dy nuk e ka pranuar se kanë diçka më shumë se profesionale me njëri-tjetrin. Dy bashk&...

09:33

Dafina Zeqiri me tatuazh në mes të gjoksit

Këngëtarja nga Prishtina ka shtuar një tjetër tattoo në trupin e saj, i cili dalëngadalë po mbushet me vizatime me bojë. Kësaj here, Duffy'e ka bërë një figurë ...

17:03

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI