Flash

Skandal me votimin në Eurovision, Shqipërisë i zbriten pikë

Lapsi.al 24 May 2015
Skandal me votimin në Eurovision, Shqipërisë i zbriten pikë

Pas mbrëmjes Finale, lajmi jo i mirë që u raportua nga bordi organizues i festivalit Eurovision kishte të bënte me anulimin e pikëve të dhëna nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Sipas BBC që citon zyrën e shtypit të "Eurosong Contest", këto dy shtete kanë thyer rregullat që përcaktojnë se pikët përfundimtare të një shteti përcaktohen 50% nga votimi i publikut dhe 50% nga juria profesioniste e atij shteti. Dy shtetet fqinjë të cilët na votuan njëri me 12 pikë dhe Mali i Zi me 10 pikë, mësohet se nuk kanë patur një juri profesioniste por kanë dhënë pikët e tyre vetëm nga rezultati i televotimit. Për këtë arsye pritet që vendeve të votuara nga këto dy shtete t'u hiqen pikët, por pa cënuar fitoren e Suedisë. Një mbledhje tjetër do të mbahet në qershor ku do të vendoset zyrtarisht fati i pikëve të votimit nga Maqedoina e Mali i Zi. // Lapsi.al

Të këshilluara

Eliza Dushku në Tiranë: Rroftë Shqipëria

Aktorja e njohur me origjinë shqiptare e ka shprehur gjithnjë kujdesin e dashurinë ndaj bashkëkombasve të saj. Që pas dokumentarit që xhiroi pak vite më parë "D...

07:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI