Flash

Provokacije në Eurovision, shfaqet flamuri i Shqipërisë së Madhe

Lapsi.al 24 May 2015
Provokacije në Eurovision, shfaqet flamuri i Shqipërisë së

Në sheshin kryesor të Vienës ku u organizua projeksioni i hapur i asaj çfarë po shfaqej brenda sallës Wiener StadHalle, ka ndodhur diçka e papritur. Sipas agjencisë së lajmeve serbe "Tanjug" një shqiptar ka provokuar në momentin kur në skenën e Eurovision, do të ngjitej përfaqësuesja e Serbisë. Personi është ngjitur në skenën nga ku po ndiqej live në shesh ngjarja e muzikës europiane dhe ka valëvitur flamurin e Shqipërisë së Madhe. I njëjtë me atë që zbriti me dron, e shkaktoi trazira në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë e Shqipërisë. Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan se ngjarja e bukur u prish për pak momente nga një shqiptar i cili u ngjit në skenën ku ndodhej ekrani i madh. "Gjatë kohës kur në skenë po dilte përfaqësuesja e Serbisë, filluan të valviteshin flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe, por pas ndërhyrjes së sigurimit ata janë larguar." - shkruan ‘Tanjug’. Kujtojmë se në votim, Shqipëria i dha këngëtares serbe 2 pikë ndërsa Serbia nuk na ktheu mbrapsht asnjë pikë. /Lapsi.al

Të këshilluara

Eliza Dushku në Tiranë: Rroftë Shqipëria

Aktorja e njohur me origjinë shqiptare e ka shprehur gjithnjë kujdesin e dashurinë ndaj bashkëkombasve të saj. Që pas dokumentarit që xhiroi pak vite më parë "D...

07:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI